Anësori i Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan, ka folur pas golit fantastik që realizoi në fitoren ndaj Sunderlandit.

27-vjeçari pas takimit foli për MUFC TV dhe shpjegoi se si erdhi deri te goli.


“Po e prisja topin para meje, por tashmë isha para, kështu që topi më erdhi nga pas”.

“Gjëja e vetme që mund të bëja ishte të gjuaja me thembër. E bëra dhe kisha sukses”, ka thënë Mkhitaryan.

Kjo mënyrë e dhënies së golit ndryshe njihet si ‘Gjuajta e Akrepit’. /Telegrafi/

telegrafi sport app