Kjo është Marsela Ceno, mjeke kirurge, jo në Shqipëri, por në Gjermani.
Në vitin 2010, përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe ishte gati për të nisur specializimin.
“Në fillim vendosa ta provoj në Shqipëri të kandidoja për specializim. Nuk funksionoi ndaj ndava mendjen të shkoja në Gjermani. Ishim një grup prej 26 vetash që mbaruam studimet në 2010. Gjysma, pra 13, jemi në Gjermani. Por pikërisht mbyllja e derës në vendin e vet përkoi me thirrje nga ana e Gjermanisë për mjekë”, thotë Ceno.
Ceno tregon se punon si mjeke kirurge në Baden.
“Paralelisht me gjuhën konvertoi diplomën e mjekësisë. Në shkurt të këtij viti themeloi Shoqatën e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani. Dhe aktualisht po punojnë për të ngritur degë në 16 lëndët e Gjermanisë. Po të organizohemi rritim reputacionin tonë. dhe në të ardhmen të kthejmë vëmendjen e gjermanëve drejt vendit tonë. Nuk mund të thotë se sa mjekë bëjnë pjesë në shoqatë, pasi janë në krijim e sipër. Sipas Dhomës Federale të Mjekëve në Berlin janë rreth 680 mjekë shqiptarë të Shqipërisë deri në dhjetor të 2018. Po të shtojmë edhe ata që po procedojnë janë rreth 800 mjekë shqiptarë në Gjermani”, tregon ajo.
Krahas specializimit që zgjati 6 vjet kreu edhe doktoraturë 3 vjeçare për një teknike të re kirurgjikale. 33 vjeçarja numëron rreth 850 operacione si gjatë specializimit edhe pas tij.
“Unë nuk eca këtu, pasi nuk pata njohjet e duhura apo pagesën për të marrë vendin e specializimit. Në Shqipëri ka pak spitale që te japin mundësinë e specializimit, ndërsa në Gjermani e kanë të gjitha. Edhe ata mjekë nga brezi ynë që bënë specializimin në Shqipëri po vijnë në Gjermani. Rruga e suksesit nuk ishte e shtruar me trëndafila. Në fillim haste paragjykimet e kolegëve gjermanë, por për pak kohë. Një kolege më tha se, ‘po ju vini nga xhungla’. Një koleg thoshte se, kur fluturonte mbi Shqipëri nuk kishte drita, gruaja e tij më pyeste, ‘a keni lavatriçe?”, thotë 33 vjeçarja.
Pagesa e një kirurgu është tek 700 mijë lekë të vjetra, ndërsa në Gjermani që në vitin e parë të specializimit personi merr pagesë prej 3,800 eurosh.
“Si mjek i specializuar paga pëson vazhdimisht rritje. Një mjeku si unë i shkon deri në 7,000 euro rroga. Nuk do bëja asgjë ndryshe. Ndoshta do kisha marre vendimin për të shkuar më shpejt në Gjermani e të mos humbisja 2 vjet që humba këtu duke pritur një mundësi nga sistemi shqiptar”, përfundon Ceno. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa