Mjekja lëshon paralajmërim shëndetësor në lidhje me tharjen me peshqir pas dushit

Dushi ofron përfitime të shumta shëndetësore, më të dukshmet janë ato që ndikojnë në lëkurë.
Dushi mund të pastrojë dhe hidratojë lëkurën tuaj dhe ta shpëtojë nga bakteret e padëshiruara. Sidoqoftë, ajo që bëni më pas pasi të fikni dushin rrezikon të zhbëjë një pjesë të asaj pune të mirë.
Sipas mjekës kozmetike Rekha Tailor, tharja me peshqir duhet të shmanget. “Rezistoni dëshirës për të fërkuar lëkurën tuaj të lagur me një peshqir kur dilni nga dushi, në vend të kësaj përpiquni ta lini të thahet vet”, këshilloi ajo.
Pse? “Kjo ndihmon lëkurën tuaj të ruajë lagështinë e nevojshme për të qëndruar e shëndetshme dhe e hidratuar”. Sipas Dr. Tailor, lënia e lëkurës së lagur është në të vërtetë e dobishme sepse ndihmon lëkurën të thithë përbërësit në produktet tuaja dhe të përfitojë maksimumin e tyre.
Një kurth tjetër ku mund të bini lehtë është të bëni dush me ujë të nxehtë. Megjithëse dushet e nxehta mund të jenë qetësuese, ato mund të prodhojnë efekte të padëshiruara në trup, paralajmëroi Dr Tailor.
“Uji i nxehtë shkakton dëmtime në qelizat e keratinës që janë të vendosura në shtresën e jashtme të lëkurës, ose epidermë”, paralajmëroi ajo. Sipas Dr Tailor, temperaturat më të larta bëjnë që lëkura të thahet dhe të përkeqësojë kushtet e lëkurës si ekzema, shpesh duke rezultuar në lëkurë të skuqur, kruarje dhe thatësi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet