Gjashtë persona po qëndrojnë në mjekim intensiv dhe gjendja e tyre vijon të jetë e rëndë pas lëndimeve që kanë marrë nga shpërthimi i djeshëm në Ferizaj. 11 të tjerë po trajtohen në Kirurgjinë Plastike, dhe sipas personelit mjekësor gjendja e tyre është stabile. Në mungesë të Qendrës për Djegie, mjekët kanë dhënë pëlqimin e tyre që gjashtë pacientët që e kanë shkallën e djegies më shumë se 40% të dërgohen jashtë vendit për trajtim.
Një bombol gazi e cila shpërtheu dje në një restorant në qytetin e Ferizajt ka bërë që mbi 40 persona të kërkojnë ndihmë mjekësore urgjente.
14 prej tyre mbrëmë janë dërguar për në Qendrën Klinikën Universitare të Kosovës, dhe pas intervenimit kirurgjik në emergjencë, gjashtë nga ta janë vendosur në mjekim intensiv qendror, kështu ka treguar për kp drejtori i Klinikës Intensive, Shaqir Uka.
“Pas intervenimit kirurgjik në sallën operative të qendrës emergjente në mjekimin intensiv qendror janë sjellur pesë pacientë të cilët vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor. Në njësinë e mjekimit intensiv të klinikës së kardiologjisë po ashtu është dërguar edhe një pacientë, të gjithë këta gjashtë pacientë kanë lëndime më të rënda të pësuara nga shpërthimi në fjalë. Këtë gjashtë, gjendja e tyre ka qenë më e rënduar, pacientë tek të cilët shkalla e sipërfaqes se djegur ka qenë mbi 35%”, thotë ai.
E shefi i repartit të Kirurgjisë Plastike, Zenë Buja thotë se e kanë dhënë pëlqimin që këta gjashtë pacientë që janë në kujdes intensiv të trajtohen jashtë vendit, meqë në Kosovë nuk ka Qendër për Djegie.
“Gjashtë te tjerë që janë në gjendje të rëndë ne e kemi dhënë pëlqimin që mund të trajtohen jashtë vendit për arsye se ata kërkojnë trajtim më të veçantë, ne fatkeqësisht nuk e kemi qendrën për djegie, andaj mungesa e qendrës për djegie na lejon që këta pacientë t’i dërgojmë jashtë vendit për trajtim, kuptohet vetëm djegiet qe janë të renda, 40 apo 50%”, tha ai.
Në klinikën e Kirurgjisë Plastike po trajtohen 11 pacientë, tre prej të cilëve janë sjellur mbrëmë nga Ferizaj.
“Këta 11 pacientë kanë djegie mesatarisht të rënda, për momentin gjendja e tyre është stabile, jemi duke ofruar gjithë ndihmën që duhet nga ana e personelit mjekësor dhe shpresoj t’ia kalojmë e t’ia dalim mbanë”, tha Buja.
Buja thotë se nga rasti i Ferizajt deri tani kanë trajtuar 17 pacientë, gjendja e të cilëve vijon të jetë e rëndë.
Në këtë klinikë vazhdojnë të qëndrojnë edhe tetë pacientë të tjerë të cilët një javë më parë ishin lënduar si pasojë e një shpërthimi të bombolës së gazit që kishte ndodhur në Lagjen “Marigona” në Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-780x439.jpg)
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet
![DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor
![Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/123-780x439.png)
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht