Mjekët nuk do të punojnë përderisa ministri të jep dorëheqje (Video)

Përderisa kjo nuk ndodh ata paralajmërojnë se nuk do të kryejnë asnjë operacion në qendrën për klinik Kirurgjikale.
Përgjegjësi morale nga ana e ministrit të shëndetësisë, ligji për siguri në punë të kthehet njëjtë siç ka qenë në vitin 2011, që me ndryshimet e ligjit mjekët i solli në këtë gjendje. Oda e mjekëve të propozoj ligj për mjekët me të cilën qeveria do ta pranoj pa asnjë ankesë, u kërkua nga mjekët në takimin e sotëm.
Këtë qëndrim, mjekët, e ndërtuan pasi u gjuajtë me armë mjeku Lubomir Onenoviq, nga ana e një pacienti të pakënaqur ku nëna e tij ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas ka ndruar jetë.
Në qendrën për kirurgji është shtënë me pistoletë, ai është operuar dhe është jashtë rezikut për jetë. Klinikat për momentin janë të mbyllura, ndërsa pranohen vetëm rastet urgjente. /Telegrafi/





















































