Qeset e plastikës me vrima mund të përdoren si maska mbrojtëse dhe mund të jenë një alternativë e mirë për mjekët, kur ballafaqohen me mungesë të pajisjeve adekuate derisa luftojnë në vijën e parë të frontit me COVID-19.

Mjekët në India që kishin bërë një veprim të tillë, thonë se kanë mundur të marrin frymë lirshëm derisa kanë kryer punën, transmeton Telegrafi.


Ata madje thonë se nuk u avullohen syzet sikurse që u ka ndodhur shumë mjekëve nëpër botë, në kohën kur janë detyruar të bartin rrobat mbrojtëse për më shumë se 16 orë.

1 165

Edhe pse mund të tingëllojë si një sugjerim komik, ata theksojnë se në kohën kur bota po ballafaqohet me COVID-19 dhe mungesë të pajisjeve adekuate mbrojtëse, kjo alternativë është e duhura.

2 47

Në Indi disa mjekë kanë përdorur edhe pallto kundër shiut dhe helmeta të motoçiklistëve, si pajisje mbrojtëse gjatë pandemisë së COVID-19. /Telegrafi/