Mjekët e rekomandojnë si ilaç: Përse duhet të pini qumësht të zier dy herë!

Edhe pse mjekësia është zhvilluar shumë, kjo pije e shijshme akoma konsiderohet si melhem i pakontestueshëm për mushkëri, kollë dhe sinuse të mbyllura.
Tani është sezoni i gripit dhe i ftohjeve, andaj shumica e njerëzve aktualisht kanë probleme me fytin e irrituar, transmeton Telegrafi.
Edhe pse mbase tashmë keni qenë te mjeku, ju nevojitet një kohë e caktuar që terapia të fillojë të ndikojë dhe të ndieni lehtësim.
Nëse dëshironi që të shpejtoni shërimin tuaj, merrni ilaçin e vjetër të gjysheve tona me të cilin na kanë shëruar kollën dhe dhembjen e fytit kur kemi qenë fëmijë, por të cilin edhe mjekët tanë edhe sot e kësaj dite na rekomandojnë si melhem të vërtetë për mushkëri.
Fjala është për qumështin e zier dy herë.
Kjo pije është e njohur edhe si sherbet dhe qumësht karamele, mirëpo sido që ta quajnë, të gjithë kanë të njëjtin mendim – ai në mënyrë efikase zbut kollën, shpejton nxjerrjen sekretit nga fyti, zbut dhembjen e gjoksit dhe të mushkërive dhe ndikon në mënyrë qetësuese në tërë organizmin.
Sheqeri shpejt do të shkrihet, andaj është mirë që të mos largoheni nga shporeti, sepse lehtë digjet.
Sapo të bëhet i lëngshëm dhe të marrë ngjyrë ari, menjëherë qitni qumësht (2–3 dl) në xhezve, pastaj lëreni të vlojë.
Lëreni që pak të ftohet, dhe pini derisa të jetë i ngrohtë. /Telegrafi/



















































