LAJMI I FUNDIT:

Mjalt’fest në Dhërmi, pushuesit njihen me shijen shqiptare

Mjalt’fest në Dhërmi, pushuesit njihen me shijen shqiptare

Panairi i kulinarisë, Mjalt’fest, për disa mbrëmje me radhë u shijua nga pushues të shumtë të huaj, në pedonalen e re të bregut të Dhërmiut.

I organizuar në kuadrin e ciklit të festave të traditës që zhvillohen këtë sezon veror në të gjitha zonat turistike, panairi i mjaltit bio të zonës së Himarës, ju shtoi pushuesve shijen shqiptare të ushqimit, dhe shërbeu si aktivitet alternativ i mbrëmjes për pushuesit rezident.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i pranishëm në aktivitet deklaroi se festat lokale, do të vijojnë përgjatë gjithë bregut me produktin tipik: peshkun, vajin e ullirit, nënproduktet bujqësore, ëmbëlsirat tradicionale, glikotë, verën, punimet tradicionale artizanale etj.


”Duhet të përmbushim pritshmërinë e pushuesve të huaj për Shqipërinë”, deklaroi ministri Klosi, duke shtuar se, Himara ashtu si gjithë Shqipëria po vuan paradoksin e kërkesës së lartë për akomodim dhe mungesës së strukturave akomoduese, për të cilën janë hartuar me shpejtësi gjithë politikat lehtësuese për plotësimin e kërkesës.

Ministri Klosi shtoi se për të plotësuar shijen karakteristike shqiptare, janë ndërmarrë një sërë projektesh për këtë sezon, nga SmileAlbania, projekti i 1000 të rinjve për mikpritjen turistike dhe ndërgjegjësimin mjedisor, tek organizimi i festave të traditës, festave të muzikës, organizimeve të argëtimit, transmeton atsh.

Duhet të angazhohemi të gjithë për të përmbushur pritshmëritë e pushuesve në Shqipëri, deklaroi Klosi, duke përfunduar se ky sezon është sezoni do të vendosë ecurinë drejt turizmit të qëndrueshëm dhe turizmit që do të prodhojë më shumë të ardhura, mirëqenie dhe punësim për shqiptarët.

“Sa më shumë vlerë t’ i shtojmë, aq më shumë të ardhura do të sjellë kjo industri për gjithë shqiptarët”, deklaroi Klosi.

Në Mjalt’Fest u organizuan aktivitete të ndryshme, u bë ceremonia e provimit live të cilësisë së mjaltit të prodhuar në disa zona, për të cilën u ndanë edhe certifikatat respektive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori