Vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro, ndonëse i mirëseardhur nga qytetarët, vlerësohet të jetë e pamjaftueshëm, dhe e vonuar, për shkak siç thonë, çmimeve të larta tek produktet bazike.
Njëjtë vlerësojnë edhe njohës të ekonomisë, të cilët shprehen se një vendim i tillë do të ishte duhur të merrej në fillim të mandatit, derisa shtojnë, se këto vendime po vinë në kohë fushate.
Njohësi i ekonomisë, Besnik Avdija derisa thotë se duke marrë parasysh normat e inflacionit, kjo shumë është e pamjaftueshme për t’i plotësuar kërkesat e qytetarëve, shpreson se ky vendim të mirëpritet edhe nga komuniteti i biznesit.
“Rritja e pagës minimale në Kosovë është e mirëseardhur nga sektori privat, kryesisht nga punëtori, por, kjo padyshim nuk është e mjaftueshme duke marrë parasysh edhe normat e inflacionit, rritjes së çmimeve…Implikimet e çdo vendimi të institucioneve tona të cilat e rëndojnë barrën e biznesit padyshim që kanë edhe një domethënie shtesë në aspektin e ekonomisë joformale. Duke shpresuar se ky vendim të mirëpritet edhe nga komuniteti i biznesit, për shkak dhe të lirimit nga taksa në të ardhura për pagën minimale, jam optimist se komuniteti biznesit ta trajtojë me frymën pozitive këtë vendim dhe të ndikojë pozitivisht, pavarësisht detyrimit për pagë minimale, të jetë shtytje jo vetëm për pagat por edhe cilësinë e punës tek punonjësit e tyre”, thotë Avdija.
Profesori universitar Nazmi Zeqiri, thotë se kjo pagë minimale prej 350 euro është e pamjaftueshme, derisa vlerëson se një qeverisje e cila ka qenë ‘në gjumë të thelle ekonomik për katër vite, si duket është zgjuar nga gjumi në këtë kohë fushate’.
“Lajmi për ngritjen e pagës minimale është i mirë, edhe pse shumë i vonuar, sepse edhe pak kësaj rritje që ka ndodhë, Kosova ende mbetet me pagën minimale me të ulët në rajon. Ky veprim është tejet i vonuar, sikurse edhe shumë veprime në sferën ekonomike. Një vendim i tillë do të ishte duhur të merrej në fillim të mandatit, për arsyeje se në vitin 2022 qeveria do duhej ta rishikonte pagën për herë të dytë. Sot 350 euro nuk janë të mjaftueshme…Një qeverisje e cila ka qenë gjumë të thellë ekonomik për katër vite, si duket është zgjuar nga gjumi në këtë kohë fushate”, thotë Zeqiri.
Në anën tjetër ky vendim është mirëpritur edhe nga bizneset. Afaristi, Ramiz Kelmendi thotë se është e mirë që paga minimale po aranzhohet me orë të punës, dhe jo si pagë minimale pa marrë parasysh sa janë orët e punës.
“Paga minimale 350 euro është një pagë që sigurisht ka ekzistuar në realitet në tregun e Kosovës, por që është e vogël shumë. Është e mirë që paga minimale po aranzhohet me orë të punës, dhe jo si pagë minimale pa marrë parasysh sa janë orët e punës”, thotë Kelmendi.
Ndërkaq, të pakënaqur me këtë shumë të këtij vendimi shprehen qytetarët. Qytetari, Shaban Pajaziti, derisa thotë se 350 euro janë të pamjaftueshme për të mbajtur familjen, thotë se edhe vlera rreth 500 euro do të ishte pikëpyetje nëse do të ndihmonte për të tejkaluar krizën me rritjen e çmimeve.
“Çfarë e mjaftueshme…Varet sa familjar janë…pak janë, 400-500 euro mesatare, se edhe ato janë pak”, thotë Pajaziti.
Edhe qytetari, Rexhep Sopjani konsideron se më së paku rritja e pagës minimale do duhej të ishte në vlerë prej 400 euro.
“Më së paku duhet me qenë 400 euro, çdo person që e ka një fëmijë, pa i shpenzuar 10 euro në ditë është e pamundur, ku mund të paguaj, ujin, rrymën, shpenzimet tjera, në qoftë se nuk e ka më së paku 400 euro rrogën”, thotë Sopjani.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që paga minimale të jetë 350 bruto në muaj. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 tetor, derisa kryeministri Albin Kurti tha se do të preken mbi 150 mijë të punësuar, kryesisht në sektorin privat. Në mbledhjen e sotme, qeveria miratoi edhe projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
Kreu qeveritar tha se paga minimale prej 264 euro, e rritur para dy viteve por hyrë në fuqi ditë më parë është i vjetërsuar dhe pamjaftueshëm, andaj vlera e pagës minimale do të jetë 350 euro bruto në muaj.
Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se niveli i ri i pagës minimale do të jetë 2 euro për orë pune të rregullt, që kur përkthehet në orar të plotë i bie 350 euro bruto në muaj. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A jeni gati për të zbuluar potencialin e plotë të punonjësve tuaj? Bashkëpunoni me Atifete Xhemaj dhe shikoni biznesin tuaj të rritet!

ATK thirrje bizneseve: Faturat dhe transaksionet fiktive janë të papranueshme nga ATK

Forbes publikon listën e miliarderëve nëpër botë, për herë të parë në të edhe një shqiptar

Forbes publikon listën e miliarderëve nëpër botë, për herë të parë në të edhe një shqiptar

"Policia arrestoi brutalisht 12 aktivistë" - grupi "Asnjë cent më shumë" kërkon lirimin e tyre

Arrestohen aktivistët e "Asnjë cent më shumë" që bllokuan zyrat e ZRRE-së

ATK thirrje bizneseve: Faturat dhe transaksionet fiktive janë të papranueshme nga ATK

KESCO njofton për aplikimin e tarifës verore që nga nesër

Shkarkoni Aplikacionin Mobil të IP Petrol dhe Përfitoni Ofertat Ekskluzive!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje