Llapi ka shënuar fitore ndaj Feronikelit 74 me rezultat 1-0 në kuadër të javës 29-të të Superligës së Kosovës.  

Vendasit e donin më shumë fitoren dhe kjo u konfirmua nga fillimi i ndeshjes. 


Para se të mbyllej pjesa e parë, Llapi fitoi penallti, ku i saktë ishte Ardit Tahiri që shënoi për 1-0. 

Edhe pjesa e dytë solli raste nga të dyja ekipet por rezultati nuk ndryshoi. 

Llapi mori një fitore të madhe edhe pse kundër Feronikelit 74, duke kaluar në pozitën e shtatë me 36 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini si i teti. 

Drenicasit mbesin në vendin e fundit me 14 pikë. /Telegrafi/  

telegrafi sport app