I mituri therë me thikë një tjetër në Prishtinë, arrestohet nga policia

Një i mitur është arrestuar për shkak se gjatë një përleshje kishte therur me thikë një të mitur tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 14:30, në Prishtinë.
Tutje në raport thuhet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) për shkak se gjatë një përleshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar (i mitur). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/12/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































