Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast detyrimi në Miradi të Ulët të Fushës Kosovës.

Një person ka njoftuar Policinë se djalit të tij të mitur nën kërcënimin e thikës i ka marrë 2 euro i dyshuari.


“Fsh. Miradi e Ulët, Fushë Kosovë  07.05.2025 – 17:20. Ankuesi  mashkull kosovar ka njoftuar policinë se djalit të tij të mitur nën kërcënimin e thikës i ka marrë 2 euro i dyshuari kosovar. Sipas ankuesi rasti i njëjtë ka ndodhur edhe më herët”, thuhet në raport.

I dyshuari po ashtu i mitur është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/