LAJMI I FUNDIT:

Mitsubishi publikon imazh ‘ngacmues’ të modelit të ri elektrik

Mitsubishi publikon imazh ‘ngacmues’ të modelit të ri elektrik

Mitsubishi na ka dhënë një tjetër ngacmim për një prej SUV-ve të tij elektrikë të ardhshëm, këtë herë në ngjarjen e prezantimit të Outlander-it të ri.

Gjatë prezantimit të Mitsubishi Outlander PHEV, në ekran u projektua një model me mbishkrimet “100% elektrike C SUV” dhe “viti i ardhshëm”, përcjell Telegrafi.

C ka të ngjarë t’i referohet segmentit C, një term që tregon automjete të përmasave të mesme, kështu që vetura në fjalë po konsiderohet si një SUV elektrik mesatar.


Ndryshe, vitin e kaluar, Mitsubishi ngacmoi për 16 modele, duke përfshirë nëntë të elektrizuara që planifikon t’i prezantojë globalisht gjatë pesë viteve të ardhshme.

Ndërkohë, modeli misterioz i publikuar së fundmi thuhet se do të jetë një SUV i frymëzuar nga një Renault ose Nissan. /Telegrafi/