“Shqipëria, me një seri deklaratash dhe aktesh, hap pothuajse të gjitha temat e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke shtuar dhe çështjen inekzistente të ashtuquajtur çame”, ka deklaruar kreu i “Demokracisë së Re”, Kyriakos Mitsotakis.
Në një miting të partisë së tij në Janinë, duke kritikuar qeverinë “Tsipras” për ekonominë dhe krizën e refugjatëve, ai iu është referuar – përveç marrëdhënieve me Turqinë dhe çështjes qipriotë – edhe kërkesave të Shqipërisë për çështjen çame.
“Tirana po vendos çështje inekzistente, ndërsa vet ajo kryen akte të papranueshme, siç janë shembja e shtëpive të grekëve në Himarë, apo transportimi i materialeve propagandistike nacionaliste nga zyrtarët e Ministrisë së Jashtme. Dhe, të gjitha këto, në një moment kur nuk do të bashkëpunojë për çështjet reciprokisht të dobishme, si delimitimi i zonave detare të të dy vendeve”, ka thënë ai.
“Ndoshta disa besojnë se është rasti të përfitojnë nga problemet aktuale të Greqisë, për të ndryshuar balancat dhe të dhënat në zonë”, ka theksuar më tej kreu i konservatorëve.
“Greqia, prej dekadash është një shtyllë e stabilitetit në Ballkan dhe në Mesdheun Juglindor, duke pasur marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunimi me shtetet fqinje dhe ka treguar solidaritetin e saj në vitet e vështira të fqinjëve tanë, duke mbështetur perspektivën e tyre europiane”, ka shtuar Mitsotakis. “Por kjo mbështetje nuk mund dhe nuk duhet të interpretohet si ‘çek i bardhë’, sidomos kur me veprime dhe mospërfillje shkelet respektimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore, ndaj nga Janina po u çoj të gjitha palëve një mesazh të qartë: Mos luani me Greqinë! Dhe, mos e konsideroni si të përhershme predispozitën tonë të mirë”, ka përfunduar referimin për Shqipërinë, Mitsotakis. /Dita/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova