LAJMI I FUNDIT:

Mitsotakis – Kovaçevski: Po punojmë për pavarësi energjetike

Mitsotakis – Kovaçevski: Po punojmë për pavarësi energjetike

Perspektiva energjetike e Maqedonisë së Veriut, mundësitë për bashkëpunim, kriza energjetike botërore dhe thellimi i bashkëpunimit dhe i projekteve energjetike, janë në fokus të takimit që sot në Athinë filloi mes kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Dimitar Kovaçevski dhe Kiriakos Micotakis, njofton AIM.

Mitsotakis theksoi se sot kanë shumë punë për të cilat do të bisedojnë dhe e përsëriti mbështetjen greke për rrugën e vendit drejt BE-së, por edhe lidhur me krizën energjetike, ndërsa tha edhe se në interes të të dy vendeve është të promovojnë investime.

Kryeministri Kovaçevski u falënderua për mbështetje të Greqisë për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, duke potencuar se dy vendet fqinje janë shembull për marrëdhënie të mira jo vetëm për rajonin, por edhe për botën.


Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut informuan se dy kryeministrat konstatuan se bashkëpunimi rajonal është me rëndësi të madhe me theks të posaçëm në rëndësinë e bashkëpunimit në sektorin energjetik, për çka u dakorduan se ka potencial të madh, nëse merren parasysh projektet e përbashkëta për ndërtim të terminalit për gaz të lëngshëm të naftës (LNG) në Aleksandrupoli, si dhe ndërlidhje të gazit mes të dy vendeve.

Kryeministrat i konfirmuan angazhimet në pajtim me planifikimet, më së voni deri nga mesi i vitit 2024, të ketë furnizim me gaz nga Greqia dhe konkluduan se projektet strategjike janë me rëndësi të madhe për pavarësinë energjetike afatgjate për furnizim stabil dhe të përhershëm me gaz të lëngshëm në kohë krize.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori