Komuna e Mitrovicës gjatë këtij viti do të realizoj një ndër projektet më të mëdha në infrastrukturë rrugore siç është edhe vendosja e semaforëve.
Semaforët do të vendosen në tri pikat më kryesore të qytetit tek ish-hotel Adriatiku, vendkalimi i hekurudhës (rruga “Shemsi Ahmeti”) dhe stacioni i Autobusëve.
Drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, bënë të ditur se vendosja e semaforëve në Mitrovicë ka qenë prioritet i DSHPI-së që prej ardhjes së tij, pasi që ata semaforë janë të viteve 90-ta, dhe nga atëherë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim në këtë drejtim.
“Një ndër projektet më me rëndësi në qytet tani është edhe vendosja e semaforëve. Kanë qenë disa semaforë të vjetruar dhe kanë qenë shumë të nevojshëm. Janë tri pika në fillim dhe në të ardhmen besoj se do të vendosen edhe në pika të tjera, sipas nevojës”, tha ndër të tjerash drejtori Muja.
Po ashtu drejtori Muja, theksoi se vlera e këtij projekti kushton rreth 170 mijë euro dhe se implementimi i këtij projekti të rëndësisë së veçantë për komunikacionin rrugor në këtë qytet, ka filluar në këtë vit por do të vazhdojë edhe në vitin tjetër.
“Projekti në total është 170 mijë euro. Për këtë vit janë 90 mijë euro të parapara, ndërsa vitet e tjera është projekt që do të bëhet vendosja e semaforëve, por në të njëjtën kohë kompania që e ka fituar tenderin do ta bëjë edhe mbikëqyrjen brenda tri viteve. Nuk do të ketë mjete shtesë gjatë mbikëqyrjes së këtij projekti”, shtoi Muja.
Sipas Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë semaforët pritet shumë shpejt që këta semafora të vendosen, ku do të jetë një lehtësim i madh në qarkullim të automjeteve dhe qytetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite