Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me komunën e Mitrovicës Jugore me qëllim të thellimit të bashkëpunimit për implementimin e projektit për riparimet për efiçiencë të energjisë në këtë komunë (AER).
Në kuadër të Pakos së Intervenimit për Riparimet për Efiçiencë të Energjisë në Ndërtesa Banesore (AER), MFK do të investojë mbi 20 milionë euro në riparimin e rreth 700 banesave në 7 komuna, si dhe 2800 shtëpive në tërë Kosovën.
Ky investim do të ndihmojë në promovimin e masave të eficiencës së energjisë, kështu duke zvogëluar konsumin e energjisë për ngrohje, si dhe duke ngritur vetëdijen e konsumatorëve për benefitet afatgjate të masave të eficiencës së energjisë.
Komunat pjesëmarrëse në këtë projekt janë përzgjedhur nga Banka Botërore.
Siç njofton Komuna e Mitrovicës, ky Memorandum Mirëkuptimi formalizon bashkëpunimin mes këtyre dy palëve me qëllim që të implementojë suksesshëm aktivitetet në kuadër të projektit AER, si dhe të mbështesë përpjekjet e vazhdueshme të MFK-së drejt përmirësimit të masave për efiçiencë të energjisë në sektorin rezidencial, përmes ofrimit të asistencës teknike dhe mbështjetjes financiare për të bërë shtëpitë në këtë komunë më efiçiente.
Përveç kësaj, kjo marrëveshje konfirmon përkushtimin për të strukturuar dhe forcuar strukturat organizative për të përmirësuar masat e eficiencës së energjisë dhe reduktimin e energjisë elektrike në sektorin e banimit.
Petrit Selimi, Drejtor Ekzekutiv në MFK, falënderoi Kryetarin Bahtiri për bashkëpunimin e ngushtë dhe pohoi se MFK, mbështetur nga MCC, është e përkushtuar të testojë zgjidhjet që ndihmojnë në menaxhimin e kërkesës për energji në shtëpitë kosovare, përderisa që institucionet janë duke punuar paralelisht të menaxhojnë furnzimin me burime të reja të gjenerimit të energjisë.
Në anën tjetër, Sarah Olmstead, Drejtoreshë e MCC në Kosovë, u shpreh e lumtur që po rikonfirmohet partneriteti në mes MFK-së dhe Komunës së Mitrovicës Jugore. “Besoj që ky program do të na mësojë shumë rreth shkallës së investimeve që sigurojnë përfitime afatgjate dhe që ndihmojnë banorët e sektorit residencial të ndihem më rehat në shtëpitë e tyre.” – shtoi Olmstead.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, shprehi mirënjohjen e tij për investimin e MCC-së, i cili sipas tij do të kontribuojë tej mase në jetën e qytetarëve të Mitrovicës Jugore. ‘Kjo marrëveshje e lidhur sot me MFK është e një rëndësie të veçantë pasi që do të përmirësojë cilësinë dhe kushtet e jetesës së qytetarëve tanë dhe për këtë komuna jonë është e përkushtuar të mbështesë cdo projekt me një qëllim të tillë’ -shtoi kryetari.
Para disa muajsh, MFK nënshkroi një marrëveshje edhe me Komunën e Lipjanit dhe do të lidhë Memorandume Mirëkuptimi edhe me 5 komuna të tjera në Kosovë me po këtë qëllim, përfshirë Prishtinën, Gjakovën, Vitinë, Gracanicën dhe Novo Bërdën.
Këto marrëveshje janë pjesë e projektit SEEK (Subvencione për Eficiencë të Energjisë në Kosovë), mundësuar nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), me qëllim të zvogëlimit të hendekut midis kërkesës dhe furnizimit me energji, përmes tre pakove të intervenimit./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit