Pas triumfit në garat e Kupës së Kosovës, skuadra e Mitrovicës është kurorëzuar me meritë edhe me titullin e kampionit në Ligën e Femrave.

Në ndeshjen e javës së fundit të kampionatit, që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta”, mitrovicaset kanë fituar me rezultat bindës kundër skuadrës kaçanikase, Bazeli 2015, me shifrat 12:1.


IMG 42466819c1c702ce1ba36449b86a36e8 V

Kësisoj, Mitrovica e ka mbyllur këtë edicion të garave me 67 pikë, duke regjistruar 22 fitore e 1 barazim dhe 1 humbje.

Ky është titulli i dytë radhazi për Mitrovicën, skuadër kjo e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve për femra.

IMG 50d2b9229be2b2d2fd1dd68cde80fdbe V

Medaljet dhe trofeun e kampionit për futbollistet e Mitrovicës i ndanë kryetarja e Komisionit të futbollit të femrave dhe njëherësh anëtarja e KE të FFK-së, Vjollcë Krasniqi, anëtari i KE të FFK-së, Xhelal Broja dhe menaxherja e futbollit të femrave, Valbona Gashi – Uka.

IMG 57d10bc07e42613c75c5b28d78d917a0 V

IMG 72dae303c3043bc528a7c48965049990 V

telegrafi sport app