Mitrovica e Veriut modernizon fushën e basketbollit në rrugën “Kollshinska”

Fusha e basketbollit në rrugën “Kollshinska” po rikthehet në qendër të aktivitetit sportiv dhe komunitar në Mitrovicën Veriore.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) për ristrukturimin dhe modernizimin e kësaj fushe, përcjell Telegrafi.
Projekti synon t’u ofrojë të rinjve një hapësirë moderne për sport dhe argëtim, duke e kthyer fushën në një vend të gjallë energjie dhe bashkëpunimi komunitar.
Sipas përfaqësuesve të komunës, kjo nismë është një tjetër hap përpara në përkushtimin për të mbështetur sportin, rininë dhe jetën aktive në qytet.
Përmes këtij investimi, Mitrovica e Veriut synon të krijojë mundësi të reja për zhvillim sportiv dhe aktivitete të shëndetshme për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

















































