LAJMI I FUNDIT:

Miteva: Diplomacia e Maqedonisë në çështjen bullgare po shkon në drejtim të gabuar

Miteva: Diplomacia e Maqedonisë në çështjen bullgare po shkon në drejtim të gabuar

Zëdhënësja e partisë opozitare OBRM-PDUKM, Marija Miteva ka deklaruar në një intervistë televizive se nga propozimi bullgar, Maqedonia del të jetë pala më e dëmtuar dhe se diplomacia e vendit nuk ka treguar sukses.

“Më duhet të them se më vjen keq që Maqedonia, si pala më e prekur në këtë mosmarrëveshje, nuk ka informacion për propozimin francez. Pres që një diplomaci e përgjegjshme të dijë së paku skaletën mbi të cilin është bazuar ky propozim, opinioni maqedonas të ketë informacione se çfarë është diskutuar dhe si është arritur deri te një propozim i tillë”, tha zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva për emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5, në lidhje me informacionet që dolën në media për propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë.

Miteva theksoi se kjo tregon se sa diplomacia jonë po shkon në drejtimin e gabuar dhe sa i dëmshëm mund të jetë ky propozim dhe se fatkeqësisht të gjithë jemi të informuar nga mediat bullgare në vend që të informohemi nga Ministria e Punëve të Jashtme e cila e udhëheq këtë proces.


“Si OBRM-PDUKM kemi thënë shumë herë se proceset zhvillohen gjithmonë në drejtim të kundërt, ose jemi të informuarit të fundit ose i gjejmë gjërat nga mediat që nuk duhet të ndodhin. Nëse do të kishim një politikë të jashtme të mirë, nuk do të kishim qëndrime kaq të trazuara negociuese dhe ndoshta situata do të ishte e kundërta, Maqedonia do ta dinte se çfarë po flitet, do të kishte indikacione se cilat do të jenë këto propozime dhe me kohë opinioni do të ishte informuar për rrjedhën e ngjareve”, tha Miteva.

Ndryshe, OBRM-PDUKM sonte organizon protestë për rrëzimin e qeverisë aktuale LSDM-BDI.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori