Camila Barazza u bë e njohur në vendin tonë pasi morri titullin e më të bukurës. 

Bukuroshja argjentinase është shpall vitin e kaluar “Miss Kosova”, ku ka përfaqësuar vendin tonë në garat ndërkombëtare si “Miss Universe”.


Por, përveç jetës profesionale dhe karrierës prej modeleje, ajo ka edhe një jetë private që e ruan me xhelozi.

camilla 3 1473292971 8306881 Camila Barazza dhe Haris Çoçaj në çaste romantike gjatë pushimeve verore

Megjithatë, Camila ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet me të dashurin Haris Çoçajn.

Madje, këtij të fundit, i bën një befasi duke i propozuar martesë, të cilën e ka pranuar pa hezitim prizrenasi.

“Martohu me mua”, ishte pyetja e Camilla, ndërsa Harisi iu përgjigj shpejt duke i thënë po, ku Barazza i vuri ëmbëlsirën në formë të unazës në dorë Çoçajt.

Ndryshe, argjentinasja kohëve të fundit ka qëndruar në qytetin turistik të Dubait për një reklamë për të brendshmet. /Telegrafi/

martesda 1

martesa 2