LAJMI I FUNDIT:

Misioni më i vështirë i Merkelit: Gruaja më e fortë në botë rrezikon të bëhet “kancelare e paradave”

Misioni më i vështirë i Merkelit: Gruaja më e fortë në botë rrezikon të bëhet “kancelare e paradave”

Deri tash i mbrojtur nga ekstremizmi dhe populizmi i djathtë, vendi më i fuqishëm i Bashkimit Evropian me këto zgjedhje parlamentare ka treguar se nuk mund të mbetet ishull i stabilitetit në një botë që po ndryshon në mënyrë dramatike. Pavarësisht papunësisë së ulët, pavarësisht rritjes së qëndrueshme ekonomike, pavarësisht suficitit buxhetor, pavarësisht stabilitetit pothuajse të bezdisshëm… Gjermania të dielën u bë një nga shtetet e BE-së ku ekstremistët djathtë do të jenë në Parlament.

Lajmi kryesor i zgjedhjeve për Bundestagun është se me 13 për qind të votave – sa i fitoi Alternativa për Gjermaninë (AfD) – djathtistët kanë tërhequr më shumë se një milion votues demokristianë, duke përdorur veç politikat anti-emigracion dhe anti-islam.

Për AFD-në dihet se për çfarë janë kundër, por tek me punën opozitare në Bundestag do të dihet se për çfarë janë për. Për shembull, si do votojnë për reformën e sistemit të pensioneve, duke pasë parasysh faktin se partia nuk ka qëndrim të unifikuar për çështjen, siç tha në fushatë kandidati i tyre kryesor, Alexander Gauland, transmeton Telegrafi.


Po ashtu, do të jetë interesante të dihet nëse përditshmëria parlamentare do të urtësojë 80 anëtarët e AfD-së – në mesin e të cilëve ka revizionistë famëkeq dhe neonazistë të maskuar keq – apo do të vazhdojë marshimi i suksesshëm i ndryshimeve radikale të skenës politike gjermane. Gauland sonte njoftoi se detyra e tyre kryesore do të jetë “gjahu në të”, pra në Merkelin.

Kancelarja ka humbur 8-9 për qind të votave në raport me zgjedhjet e mëparshme, por mbetet ende në pushtet. Merkel ashiqare është dobësuar, por ende është e pashmangshme. Atë e pret detyra e vështirë për koalicionin qeverisës, i cili nuk mund të llogarisë te socialdemokratët të cilët me 20 për qind të votave kanë përjetuar përmbysje historike për çka duan të shkojnë në opozitë. Kjo është gjë e mirë për ta dhe për demokracinë gjermane, sepse në Gjermani – që nga viti 2005 – ka dominuar një koalicion i madh i zi dhe i kuq që nuk ishte i mirë për vendin, gjë që i dha hapësirë AfD-së.

Merkel pra duhet të shkojë në koalicion me FDP-në liberale dhe Të Gjelbrit që kanë më shumë vota se katër vjet më parë dhe të cilët tash kanë apetite më të mëdha. Raportet e tilla në Gjermani quhen Koalicioni-Xhamajka, sipas ngjyrave të partive që bashkë janë si ngjyrat e flamurit të Xhamajkës: kuq, verdhë dhe gjelbër. Të gjithë që tani po paralajmërojnë biseda të vështira për koalicion.

Derisa qëllimi i parë i CDU-së dhe partisë simotër bavareze CSU është të kthejnë votat që i ka marrë AfD-ja, FDP dhe Të Gjelbrit kanë qëllim ndalimin e një programi konservator qeveritar. Në fakt, të dyja këto të fundit duan ndryshime, për çka Merkel në mandatin e katërt mund të jetë kancelare e paradave, sepse partnerët janë ata që do të caktojnë rendin e ditës.

Për socialdemokratët nuk ka diçka të veçantë, pos që qëndrimi në opozitë mund t’i ndihmojë nga rënia edhe më e madhe. Qendra e majtë sot nuk është pozita që mund të kthejë socialdemokratët e BE-së së sotme në pushtet apo në rezultate më të mira, prandaj Martin Schulzi dhe kolegët e tij është mirë të studiojnë politikat e laburistëve të Jeremy Corbynit në Britani të Madhe dhe të kryeministrit socialist të Portugalisë, Antonio Costa. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori