LAJMI I FUNDIT:

Misioni i përmbushur i Fadil Vokrrit

Misioni i përmbushur i Fadil Vokrrit

Futbollisti që e vuri në hartë Kosovën në sportin botëror dha lamtumirën e fundit duke u larguar si kampion.

Gjeneratat e viteve 80-ta dhe 90-ta për sinonim të futbollit kishin emrin e Fadil Vokrrit që për shumë vite bëri krenarë shqiptarët me të arriturat e tij në periudha të ndryshme të vështirësive të vendit.

Fadil Vokrri ishte shqiptari i parë që arriti të luante në përfaqësuesen e Jugosllavisë duke u shpallur më pas lojëtari më i mirë në këtë Federatë Ballkanike.


https://www.instagram.com/p/BjzHHBsh_3K/

Kthimi i tij në vendlindje dhe drejtimi i futbollit kosovar bëri që Kosova të anëtarësohet në UEFA dhe FIFA.

Vokrri në ditët e fundit të jetës shërbeu si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës ndërsa në karrierën e tij njihet si golashënues i madh duke shkëlqyer në ekipe të ndryshme ku u përfaësua.

Biografia e tij zyrtare citon se Fadil Vokrri u lind më 23 korrik të vitit 1960 në Podujevë. Me futboll nisi të merret si 15-vjeçar, kurse si 17-vjeçar debutoi në KF “Llapi” në Podujevë.

Të gjitha lajmet rreth Fadil Vokrrit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Fadil Vokrrit

Lojët e tij të para profesionale e gjetën tek KF “Prishtina”, ku luajti 84 ndeshje dhe shënoi 33 gola me këtë skuadër në Ligën e Dytë, kurse në Ligën e Parë të Jugosllavisë në fanellën e Prishtinës pati 88 paraqitje dhe realizoi 22 gola.

Vitet e 80-ta shënuan shkëlqimin e Vokrrit i cili në vitin 1984 debutoi në ekipin përfaqësues të Jugosllavisë, duke u bërë futbollisti i vetëm shqiptar që u paraqit në Përfaqësuese, e ku regjistroi 12 paraqitje dhe shënoi 6 gola. Në vitin 1986 u transferua te Partizani i Beogradit ku në 27 ndeshje shënoi 13 gola.

Ai ishte ishte bartës i flamurit olimpik në Lojërat Olimpike Dimërore në Sarajevë në vitin 1984, derisa në vitin 1987 ishte shpallur lojtari më i mirë në Jugosllavi.

Pas karrierës në kampionatin turk ai u rikthye në Francë ku jetoi me familjen dhe luajti edhe për disa vjet për skuadrat e niveleve më të ulëta franceze, Bourges dhe Montluçon, para se t’i jepte fund karrierës.

Pas çlirimit të Kosovës, ai u kthye në atdhe, fillimisht për ta ndihmuar ish-klubin e tij, Prishtina, në postin e drejtorit, kurse më pas në shkurt të vitit 2008 e mori timonin e Federatës së Futbollit të Kosovës si njeriu më i duhur për ta drejtuar FFK-në drejt anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Më 15 janar, 2016, Vokrrit iu besua mandati i tretë katërvjeçar si kryetar i FFK-së. Ai ishte i diplomuar në Fakultetin e Menaxhmentit dhe Biznesit, kurse përveç gjuhës amtare zotëron edhe gjuhët frënge, turke dhe serbo-kroate.

Jetonte me bashkëshorten Editën dhe ka tre fëmijë, djemtë Gramozin e Albertin dhe vajzën Albanën.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk i ka mbijetuar sulmit në zemër që ka pësuar në mëngjesin e sotëm.

Vokrri ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./kallxo.com

Në trend Sport

Më shumë
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

La Liga
Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

La Liga
Kalo në kategori