‘Misioni i pamundur’ i Barcelonës: Nuk gjen sulmues në La Masia për ekipin e parë që prej Lionel Messit

Në dy ndeshje të njëpasnjëshme të LaLiga Santander, Munir El Haddadi nuk është përfshirë në skuadrën e Ernesto Valverde, dhe ky është i fundit në një linjë të sulmuesve që dalin nga La Masia e që nuk kanë arritur të klasifikohen që të luajnë në Barcelonë.
Spanjollo-marokeni, shihej si zëvendësimi i vetëm natyral për Luis Suarezin në skuadër, por kundër Celta Vigos dhe Getafe, ai nuk u ftua fare.
Trajneri, e ardhmja e të cilit nuk është e qartë, preferon të zgjedhë lojtarë të cilët kanë një të ardhme në klub dhe Munir duket se nuk ka.
Munir kishte kaluar në ekipin e parë në vitin 2014, por u dërgua në huazim te Valencia dhe Alaves para se të kthehej në Camp Nou.
Historitë e kohëve të fundit tregojnë se asnjë nga shtatë lojtarët nuk kanë pasur mundësinë të ndjekin hapat e Lionel Messit, lojtar që del nga akademia dhe gjen vend në sulmin e skuadrës.
Tua hedhim një vështrim nga afërt atyre që dështuan te Barca.
Bojan Krkic
Pa dyshim, një shembull i vërtet se si një lojtar bie në karrierë edhe pse kishte shënuar 10 gola në fund të epokës Frank Rijkaard.
Ai ishte golashënuesi më i mirë në La Masia dhe kishte më shumë shanse me ardhjen e Pep Guardiolas.
Në vitin 2011, pasi nuk luajti në finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley, ai u largua për t'u bashkuar me Romën.
Luajti edhe me Milanin dhe Ajaxin. Aktualisht te Stoke City.
Edhe Dos Santos arriti gjithashtu në ekipin e parë nën drejtimin e Rijkaard.
Megjithatë, ndryshe nga Bojani, klubi nuk kishte të njëjtin besim tek ai dhe e largoi drejt Tottenhamit.
Ai luaji edhe në Angli, Turqi dhe Spanjë, ku e gjeti stabilitetin me Villarrealin për të kaluar pastaj në Major League Soccer.
Rënia e Cuencas është e dhimbshme, ku vuajti shumë pas dëmtimit të meniskit, ku ishte trajtuar keq ndërmjet viteve 2012 dhe 2013.
Ai ka luajtur ndeshje interesante sikurse ajo si gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat. Cuenca u huazua te Ajax dhe u lirua në vitin 2014.
Që atëherë, ai ka luajtur në Deportivo La Coruna, Bursaspor, Granada dhe Hapoel Be'er Sheva.
Ai u kthye në Spanjë te Reus por u largua. Tani është pa klub.
Ai nuk arriti të luajë shumë në Barcelonë, ku kishte dy huazime, para se të largohej.
Luajti te Porto dhe Fiorentina dhe tani është një lojtar i rëndësishëm për Quique Setien në Real Betis.
Një tjetër lojtar që erdhi nga La Masia. Atij iu dha një vend në ekipin e parë për shkak të talentit të tij të jashtëzakonshëm në dribling dhe si golashënues.
Pas një viti të madh në Barcelonë B, ku e fitoi Pichichin në Segunda Division, Luis Enrique e thirri atë në ekipin e parë në vitin 2014.
Megjithatë, për arsye taktike, ai u transferua në Sevilla , ku nuk u përshtat, dhe verën tjetër iu bashkua Evertonit.
Barcelona mbajti një opsion të riblerjes dhe pas një viti huazim te Milani, klubi e rikthye.
Edhe për herë të dytë në Camp Nou, ai nuk u zhvilluan edhe pse kishte mundësi.
Së fundi është rasti i Sandro Ramirez. Sulmuesi i parë u shfaq në ekipin e parë me Luis Enrique në vitin 2014, në të njëjtën kohë me Munirin.
Megjithatë, shpërthimi i MSN - Messi, Suarez, Neymar, e la atë pa asnjë mundësi reale në vitin 2016. Barcelona e lejoi atë të largohej.
Ai u bashkua me Malagan dhe pas disa shfaqjeve të jashtëzakonshme ngjalli vëmendjen e Evertonit, që aktualisht e mban të drejtën mbi lojtarin.
Megjithatë, nuk tregoi asgjë në Ligë Premier dhe kishte dy huazime në Spanjë, me Sevilla vitin e kaluar dhe tani me Real Sociedad.
Përtej Messit, i cili është lojtari më i mirë në historinë e Barcelonës , ju duhet të ktheheni te Pedro Rodriguez për të gjetur një lojtar të sulmit të dalë nga La Masia, që ka ka gëzuar një sukses të qëndrueshëm në ekipin e parë.
Guardiola e mori atë në ekipin e parë në vitin 2009 dhe luajti deri në vitin 2015.
Ai pati paraqitje fantastike duke shënuar 99 gola në 329 ndeshje.
Pedro ishte një lojtar shumë i rëndësishëm, për shembull, në triumfin e Ligës së Kampionëve të vitit 2011.
Vetëm treshja MSN e bëri atë të mendonte për një të ardhme larg Cam Nous, ku kaloi te Chelseas për 30 milionë euro. /Telegrafi/



























































