LAJMI I FUNDIT:

Misioni i OSBE-së në Shkup memorandum bashkëpunimi me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit

Misioni i OSBE-së në Shkup memorandum bashkëpunimi me Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit

Me qëllim të përmirësimit të politikave dhe veprimeve kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi.

Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, Misioni do të ofrojë ndihmë për zbulimin dhe adresimin e rreziqeve të korrupsionit, promovimin e politikave kundër korrupsionit të bazuara në prova, si dhe forcimin e sistemit të integritetit të Maqedonisë së Veriut.

“Përmes partneritetit tonë me Komisionin, ne duam të forcojmë mekanizmat parandalues duke rritur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të përfshira në luftën kundër korrupsionit. Ne besojmë në një shoqëri të drejtë ku integriteti individual dhe kualifikimet personale janë të vetmit faktorë përcaktues,” tha Kilian Wahl, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.


Marrëveshja e nënshkruar sot bazohet në bashkëpunimin e gjatë ndërmjet Misionit dhe KSHPK-së. Misioni ndihmoi në prezantimin e sistemit të ri të integritetit përmes Ligjit të ri për Parandalimin e Korrupsionit, një mekanizëm që siguron sjellje etike nga zyrtarët, përfaqësuesit e zgjedhur, si dhe stafi administrativ në sektorin publik.

“Në vitet e fundit, Misioni i OSBE-së në Shkup ka qenë një partner i rëndësishëm për Komisionin dhe organet e tjera nacionale në luftën kundër korrupsionit. Besoj se së bashku mund të kontribuojmë në zvogëlimin e korrupsionit dhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet duke forcuar integritetin dhe përmirësimin e legjislacionit vendas”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori