Marinadë e shkëlqyeshme për mish pule të butë dhe të shijshëm
Përbërësit:
– 500 g mish pule;
– 1 qepë;
– 1 limon;
– 2 lugë vaj;
– kripë;
– piper;
– 100 ml jogurt;
– pak shafran pluhur.
Përgatitja:
Mishit të pulës hiqjani eshtrat dhe lëkurën. Priteni në pjesë të vogla.
Grijeni në rende një qepë. Përzieni qepën me vaj, lëng limoni, jogurt dhe pluhur shafrani.
Shtoni kripë dhe piper sipas shijes.
Qitni sipër pjesët e pulës me marinadë dhe lërini së paku disa orë në frigorifer. Mund të qëndrojnë edhe gjatë gjithë natës.
Radhisni copat e mishit në shkoptha dhe piqni në skarë apo në tigan-skarë.
Ju bëfshin mirë! – transmeton Telegrafi.