Please enter at least 3 characters.

Mish i bardhë i pulës i fërguar shpejt në mënyrën tajlandeze

2019/03/mm.jpg

Përgatitja e shpejtë e mishit të pulës është ideale për amvisat e punësuaraPërbërësit:- 60 g vaj,- 500 g mish të bardhë pule,- 3 thelpinj hudhre,- 80 g qepë,- 40 g spec djegës,- 40 g qepë të reja,- 80 g bajame të fërguara,- 3 lugë salcë soje,- 2 lugë sheqer,- 1 dl supë pule,- 2 lugë të vogla amidonPërgatitja:

Vajin nxeheni, shtoni pjesët e vogla të mishit dhe fërgoni duke i përzër shpejt.

Shtoni hudhrën e grirë imët, qepën, specin, qepën e re dhe bajamet e shtypura trashë dhe të gjitha përzieni mirë dhe fërgoni tre minuta.

Shtoni salcën e sojës, sheqerin dhe piperin.

Në supë zbërthejeni amidonin, qiteni sipër dhe shkurt zieni derisa salca të trashet.

Vërejtje:Mishit të fërguar mund t’i shtoni perime të fërguara shpejt apo të ziera në avull, sipas dëshirës – karotën, lulelakrën apo kërpudha.

Shtesë e shkëlqyeshme mund të jetë edhe orizi i zier në avull.

Shërbejeni menjëherë, - transmeton Telegrafi.