Fushata kundër LSDM-së për deklaratat e mëhershme të kryetarit të kësaj partie për çështjen e dygjuhësisë nuk ka të ndalur. Kësaj radhe, parulla janë shfaqur në qytetin e Prilepit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë qytet, sot duhet të arrij ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, por në cilësinë e sekretarit të LSDM-së.


Dikush, i ka përgatitur një ''mirëseardhje të posaçme'', përmes dy parullave në gjuhën shqipe, ku shkruhet se ''Prilepi është kundër dygjuhësisë.''

Ndërkaq, parulla tjetër thotë ''Oliver, mirë se erdhe në Prilepin heroik.''/Telegrafi/

PR1

PR2