LAJMI I FUNDIT:

Mirena: Një pjese të klasës politike nuk u konvenon marrëveshja finale me Serbinë (Video)

Mirena: Një pjese të klasës politike nuk u konvenon marrëveshja finale me Serbinë (Video)

Analisti Ilir Mirena ka thënë se ka thënë se presioni nga bashkësia ndërkombëtare është i madh që të arrihet një marrëveshje me Serbinë dhe kjo e vështirëson rrëzimin e Qeverisë.

Mirena në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se  vetëm nëse nuk mund të krijohet një ekip negociator për bisedimet në Bruksel, ka gjasa që Qeveria do të bie, në të kundërtën sipas tij koalicioni qeverisës vazhdon deri së paku pas një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

“Haradinajt, sigurinë po i jep çështja e dialogut që po merr vendime të tilla si taksa ndaj produkteve serbe apo përballja me presidentin Thaçi”, tha ai përcjell Telegrafi.


Analisti thotë se tema e bisedimeve me Serbinë po lë pezull çështjet e tjera me të cilat përballet Kosova, prandaj sipas tij është e nevojshme një marrëveshje finale me Serbinë.

“Nëse nuk do të kishim problemin me Serbinë ne do të ishte dashur të merremi me arsim, shëndetësi e gjëra të tjera të ngjashme”.

Sipas Mirenës, një pjese të klasës politike nuk u konvenon një marrëveshje finale me Serbinë sepse ata në rrethana të reja do të dilnin jashtë loje.

“Një marrëveshje finale me Serbinë do të ishte fundi për një pjesë të një klase politike. Pjesa dërrmuese e cila në “backgroundin” e vet e ka periudhën e viteve të ’90, çoftë ushtarake apo politike. Çoftë komandantët apo klasa e LDK-së që thirren në rugovizëm…Do të ishte një situatë kur do të duheshin njerëz që tregojnë si do të zgjidhnin problemet e arsimit apo shëndetësisë”, tha ndër të tjera Ilir Mirena./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori