LAJMI I FUNDIT:

Mircea Geoana: I gëzohemi pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Mircea Geoana: I gëzohemi pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

“I gëzohemi pranimit të Maqedonisë së Veriut si aleati ynë i 30-të. Me padurim e presim procesin final të ratifikimit në Parlamentin kombëtar të njërit nga vendet aleate. Tashmë e kemi përgatitur shtizën dhe me padurim presim ceremoni të mirë për ngritje të flamurit të aleatit tonë të ri, deklaroi Mircea Geoana, zëvendëssekretar i përgjithshëm i
NATO-s për servisin rumun të Radios Evropa e Lirë.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, Geoana ka theksuar se “për NATO-n, për BE-në dhe për të gjithë ne, Ballkani Perëndimor edhe më tej mbetet pjesë e rëndësishme e interesave tona të sigurisë”.

“Do të thotë se është e qartë se nën numrin një, aderimi i Maqedonisë së Veriut është arritur përmes politikës së dyerve të hapura – në mënyrë reale dhe kredibile. Nën numrin dy, Ballkani Perëndimor mbetet rajon me interes për bashkësinë euroatlantike, për NATO-n dhe për Bashkimin Evropian, si zëvendës-sekretar i përgjithshëm i NATO-s.


Geoana shprehu shpresë se “përfundimi i gjeografisë, në masë sa më të madhe të mundshme, në këtë pjesë të rëndësishme të Evropës si pjesë e Ballkanit Perëndimor do të ketë mirë për njerëzit e këtij rajoni”.

“Nuk është kjo vetëm gjeopolitikë, por është edhe çështje e parimit dhe vlerave. Mendoj se Ballkanit Perëndimor me shekuj e ka paguar çmimin e historisë dhe gjeografisë. Tani është koha që të gjithë ne në rajon të kemi dobi përmes paqes, sigurisë dhe prosperitetit, të cilën vetëm NATO dhe BE munden ta ofrojnë. I tillë është rasti me shtetet, të cilat më parë kanë hyrë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, siç janë Rumania, Polonia ose vendet tjera dhe mendoj se është koha që Ballkani Perëndimor të ketë dobi përmes paqes, prosperitetit dhe integrimit evropian”, vlerësoi zëvendës-sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Në pyetjen nëse shqetëson raporti i afërt i Serbisë me Moskën dhe Pekinin, Geoana u përgjigj se “me vëmendje përcillet prania edhe ndikimi i lojtarëve tjerë global në rajon, duke përfshirë edhe Serbinë”.

“Tashmë shikojmë se një pjesë e madhe e vendeve ballkanike janë pjesë e strukturave euroatlantike dhe shpresoj se kjo do të ketë ndikim pozitiv edhe mbi Serbinë, të politikës së saj dhe mirëqenies së qytetarëve të saj”, deklaroi Geoana.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Lajme
​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

​Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Lajme
Kalo në kategori