LAJMI I FUNDIT:

Miratohet projektligji për sponsorizime në kulturë, rini e sport

Miratohet projektligji për sponsorizime në kulturë, rini e sport

Qeveria e Kosovës, sipas propozimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, miratoi në mbledhjen e sotme Projektligjin për Sponsorizime dhe Donacione në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky projektligj, për herë të parë në Kosovë, do të rregullojë kushtet dhe do të përcaktojë lehtësirat për sponsorët dhe donatorët në këto fusha.

Me qëllim të krijimit të politikave dhe të kushteve sa adapte për zhvillimin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, MKRS mbetet në vazhdimësi e përkushtuar që të zhvillojë politika të qëndrueshme programore nëpërmjet transformimit të tyre në akte legjislative.

Sponsorizimet dhe donacionet në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë objekt i rregullimit të këtij projektligji, me të cilin vihen bazat juridike për trajtimin, rregullimin dhe njohjen e sponsorizimeve dhe të donacioneve në fushat e lartpërmendura.


Rregullimi ligjor i çështjes së sponsorizimeve dhe donacioneve në kulturë, rini dhe sport paraqet një dimension me rendësi të shtyrjes përpara të synimeve tona në lidhje me këto fusha.

Me anë të këtij projektligji synohet të rregullohen marrëdhëniet, kushtet dhe niveli i lehtësirave financiare përmes zbritjeve të lejuara për personat fizikë dhe juridikë, të cilët, me vullnet të lirë, sponsorizojnë apo bëhen donatorë në këto fusha me interes të veçantë publik.

“Ky projektligj rregullon, përcakton dhe njeh autoritetin e subjekteve që kanë të drejta dhe detyrime në realizimin e interesit publik të përcaktuar me këtë projektligj, sponsorizimin dhe donacionin, si ndihmesa të veçanta për realizimin e interesit publik, lëndën e sponsorizimit dhe donacionit, si dhe lehtësirat financiare përmes zbritjeve të lejuara në pajtueshmëri të plotë me kornizën ligjore të nxjerrë nga Ministria e Financave e Republikës së Kosovës, e cila i ka konsideruar si fusha me interes publik, në Ligji Nr. 05/L -028 Për Tatimin në të Ardhurat Personale dhe Ligji nr. 05/L -029 Për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave”, thuhet në njoftim.

Në kushtet në të cilat gjendet vendi ynë, MKRS thotë se fusha e kulturës, rinisë dhe e sportit konsiderohet të jenë gjithnjë e më të shtrira në dimensionin e përgjithshëm shoqëror.

Gjithashtu, duke marrë parasysh ndikimet në rritje të këtyre fushave që kanë aktualisht, dhe impaktin që ato pritet të kenë në të ardhmen, sidomos pas arritjes së synimeve në procesin e ndërkombëtarizimeve me theks të veçantë të sportit, zhvillimi i tyre në vend si dhe jashtë duhet të arrijë nivele të atilla standardesh për një prezantim sa më të denjë të vlerave tona kulturore, rinore dhe sportive të Republikës së Kosovës në cilindo nivel të prezantimit.

“Duke marrë parasysh këtë fakt, kemi konkluduar ndërlidhjen me prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen e këtyre kategorive”, thuhet më tej në komunikatën e MKRS-së.

Ky projektligj do të krijojë efekt pozitiv për komunitetin e kulturës, sportit dhe rininë, si dhe njohjen e vlerësimin e lehtësitë financiare për sponsorizuesit dhe donatorët, të cilët dëshirojnë të mbështesin këto fusha në Kosovë.

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori