Miratohet Projektligji për Policinë Ushtarake të FSK-së

2022/05/280748845_2124232167737351_7252933096763683098_n-1.jpg

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka votuar në lexim të dytë Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Për kanë votuar 74 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.


Kryetari i Komisionit për Çështje të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Bekë Berisha, ka thënë se miratimi i këtij ligji do të mundësojë avancimin e bazës ligjore për Policinë Ushtarake.

“Miratimi i këtij projektligji do të mundësojë avancimin e bazës ligjore për Policinë Ushtarake. Me këtë ligj mundësohet formimi i institucionit të Komisionerit Parlamentar të FSK-së”, ka deklaruar Berisha.

Kuvendi në seancën e sotme ka miratuar edhe Projektligjin për Turizmin me 76 vota për. /Telegrafi/

Nga Rubrika

Në trend Botë

Jobs
Real Estate

Më të lexuarat