LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Plani strategjik i BPRM për periudhën 2017 – 2019

Miratohet Plani strategjik i BPRM për periudhën 2017 – 2019

Shtyllat e aktiviteteve të Bankës popullore do të jenë përcaktimi për ruajtjen e inflacionit të ulët dhe të qëndrueshëm përmes një strategjie për ruajtjen e kursit të qëndrueshëm të denarit kundrejt euros, ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare si element përbërës i qëndrueshmërisë makroekonomike që është parakusht për realizimin e rritjes dhe prosperitetit ekonomik.

Kjo është theksuar në seancën e sotme të Këshillit të Bankës popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) në të cilën është miratuar edhe Plani strategjik i BPRM për periudhën 2017 – 2019, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Plani strategjik për periudhën 2017 – 2019, paraqet vazhdimësi të qëllimeve paraprakisht të përcaktuara strategjike në sferën e përcaktimit dhe zbatimit të politikës monetare dhe përkrahjes së tregjeve financiare, menaxhimit me rezervat devizore, ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare, statistikave dhe veprimtarisë hulumtuese, njoftoi BPRM.


Këshilli në seancën e sotme e miratoi edhe Programin hulumtues për periudhën 2017-2019.

“Aktiviteti hulumtues i BPRM në periudhën 2017 – 2019 do të jetë i drejtuar kah sferat të cilat janë me rëndësi për realizimin e qëllimeve të saja themelore dhe të tjera dhe për përforcimin e kapaciteteve institucionale. Hulumtimet e parashikuara duhet ti japin përkrahje procesit të vendimmarrjes, të kontribuojnë në funksionimin më të suksesshëm të Bankës popullore dhe në ballafaqimin me sfidat e ardhshme. Njëkohësisht, hulumtimet dhe analizat e parapara duhet të kontribuojnë edhe drejt modernizimit të mëtutjeshëm të funksionimit të Bankës popullore dhe përgatitjes për pjesëmarrjen e ardhshme në Sistemin evropian të bankave qendrore, theksojnë nga BPRM.

Këshilli i BPRM, në bazë të renditjes dhe dinamikës së paraparë të aktiviteteve, e miratoi edhe Vendimin për lëshim në përdorim të monedhës për qëllime koleksionimi. Kjo monedhë është me apoen prej 100 denarësh në sasi prej 7.000 copë.

Këshilli në seancën e sotme ka shqyrtuar edhe çështje tjera në kompetencë të tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori