Miratohet drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian për 2024-2028
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, vazhdoi raportimin në Komisionin për Integrim Evropian, pas mbledhjes së zhvilluar të enjten e javës së kaluar.
Në rendin e ditës ishte shqyrtimi i draftit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) për periudhën 2024-2028, përmbajtjen e të cilit e prezantoi zëvendëskryeministri në fjalën hyrëse të tij.
"Programi përmban 3 blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe përafrimin e legjislacionit me acquis të BE-së dhe bart në total 306 masa, prej të cilave 105 masa legjislative, 38 projektligje dhe 3 marrëveshje ndërkombëtare; 64 akte nënligjore dhe 201 masa zbatuese. Buxheti për zbatimin e Programit është gjithsej 56,043,856 euro, prej të cilave nga buxheti shtetëror do të ndahen 22,608,860 euro dhe nga partnerët zhvillimorë/donatorët – 33,434,996 euro", thuhet në njoftim.
Drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028, u miratua nga Komisioni për Integrim Evropian dhe i njëjti do të kalojë më tej për miratim në Kuvend.
Fjala e plotë e Bislimit: Në vijim më lejoni të prezantoj para jush Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028, të miratuar nga Qeveria më 2 prill. Përmbajtja e Programit: · 3 blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe përafrimin e legjislacionit me acquis; Përmbajtja e Programit: · 306 masa: o 105 masa legjislative: § 38 projektligje dhe 3 marrëveshje ndërkombëtare; § 64 akte nënligjore; o 201 masa zbatuese. Buxheti për zbatimin e Programit: · Gjithsej 56,043,856 euro: o Nga buxheti shtetëror – 22,608,860 euro; o Nga partnerët zhvillimorë/donatorët – 33,434,996 euro; o Derisa për këtë dokument nuk ka vakum buxhetor. Masat afatshkurtra janë të ndërlidhura dhe në harmoni me: · Konkluzionet e strukturave institucionale të MSA-së; · Programin për Reforma Ekonomike 2024 - 2026; · Planin Kombëtar për Zhvillim, dhe · Programin Legjislativ të Qeverisë për vitin 2024. Meqë janë me rëndësi për punën e Kuvendit, në PKIE janë planifikuar këto projektligje (përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare) për këtë vit: · PL për plotësim-ndryshim të ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimi i tyre me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, faza e tretë; · PL për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura; · PL për inspektimin e përputhshmërisë së produkteve; · PL për prokurimin publik (plotësim-ndryshim); · PL për partneritetin publiko-privat (plotësim-ndryshim); · PL për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim (plotësim-ndryshim); · PL për shoqëritë tregtare; · PL për ndihmën shtetërore (plotësim-ndryshim); · PL për bankat; · PL për komunikimet elektronike; · PL për agroturizëm; · PL për tokën bujqësore; · PL për veterinarinë; · PL për peshkatarinë dhe akua-kulturën; · PL për automjete; · PL për patentë shofer; · PL për hekurudha; · PL për transportin rrugor; · PL për transportin e mallrave të rrezikshme; · PL për siguri hekurudhore; · PL për energji; · PL për energjinë elektrike; · PL për Rregullatorin e Energjisë; · PL për efiçiencën e energjisë; · PL për të drejtën në gjykim brenda kohës së arsyeshme; · PL për Gjykatën Administrative; · PL për plotësim-ndryshim të ligjit për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve; · PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për të huajt; · PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për armë; · PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e infrastrukturës kritike; · Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Francën; · Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Suedinë; · Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Italinë; · PL për veprimtari kërkimore shkencore, inovacion dhe transfer të dijes dhe teknologjisë; · PL për mbrojtjen e mjedisit; · PL për menaxhimin e resurseve ujore; · PL për mbrojtjen e natyrës; · PL për inspektimin në fushën e mjedisit, ujërave, natyrës, planifikimit hapësinor, ndërtimit dhe banimit; · PL për pajisje dhe produktet medicinale; · PL për kontrollin e duhanit; · PL për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës (plotësim-ndryshim). Tani më lejoni të prezantoj disa nga reformat e tjera kyçe të cilat janë paraparë për tri blloqet e përmendura: Tek kriteret politike, është fjala për: · Legjislacioni dhe politikat kornizë për Reformën e Administratës Publike; · Reduktimi i barrës administrative; · Racionalizimi i agjencive; · Avancimi i politikave dhe legjislacionit tek qeverisja lokale; · Avancimi reformave në fushën e politikës së jashtme me atë të BE-së (në kapitullin 31). Tek kriteret ekonomike: · Zbatimi i Strategjisë dhe PV për Reforma të Menaxhimit të Financave Publike 2022-2026; · Luftimi i ekonomisë informale. Ndërkaq tek standardet evropiane, lista është më e gjatë: · Reformat legjislative në fushën e prokurimit publik dhe atij publiko-privat; · Reformat legjislative në fushën inspektimeve; · Reformat legjislative në fushën sektorit bankar; · Reformat në fushën e lëvizjes së lirë të kapitalit dhe shërbimeve financiare si dhe zbatimi në praktikë i tyre; · Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore, si dhe zbatimi në praktikë; · Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e bujqësisë dhe agro-turizmit dhe veterinës; · Reformat legjislative dhe të politikave në fushën, transportit dhe rrjeteve trans-Evropiane, TIK-ut, si dhe zbatimi dhe ngritja e kapaciteteve institucionale në këtë fushë; · Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e energjisë dhe zbatimi i tyre, në përputhje me agjendën e de-karbonizimit; · Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e mjedisit, ujërave dhe mbeturinave; · Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e shëndetit publik dhe mbrojtjes së konsumatorit; · Reformat e politikave dhe ato institucionale në fushën e të drejtës së kompanive, ndërmarrjeve dhe industrisë me fokus në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për investitorë dhe ndërmarrje të tjera, si dhe forcimin e konkurrueshmërisë në treg si brenda vendit ashtu dhe më tej; · Reformat legjislative dhe të politikave fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, me përqendrim në funksionimin e institucioneve, sistemit të drejtësisë, profesioneve të lira te drejtësisë, të drejtave themelore, mediave, barazisë gjinore, të drejtave të pakicave, dhe mbrojtjes së të dhënave personale; · Reforma legjislative dhe të politikave në fushën e punëve te brendshme me fokus në mbikëqyrjen e kufirit, azilin dhe migracionin, rendin publik dhe bashkëpunimin policor, sigurinë kibernetike si dhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështje penale dhe juridike; · Reforma legjislative dhe të politikave te fusha e punëve te brendshme me fokus në luftimin e shpëlarjes së parave, financimin e terrorizmit dhe luftimin e narkotikëve; · Përmirësimi i politikave dhe i zbatimit të tyre në fushën e arsimit, shkencës dhe hulumtimeve shkencore; · Avancimi i politikave dhe zbatimi i tyre te fusha e kontrollit financiar e të tjera. Pra, kjo ishte një paraqitje e shkurtër e përmbajtjes së Programit Kombëtar për Integrim Evropian për periudhën 2024-2028. Të nderuar deputetë, Ju kisha lutur që këtë Program ta miratoni dhe ta procedoni për miratim në seancën plenare të Kuvendit. /Telegrafi/




























