LAJMI I FUNDIT:

Miratimi në Kuvend, hap i ardhshëm nga marrëveshja me Greqinë

Miratimi në Kuvend, hap i ardhshëm nga marrëveshja me Greqinë

Ligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë pritet të kalojë nesër në një seancë qeveritare, pas së cilës do të dorëzohet për miratim në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mënyrë që të kalojë në kuvend, kërkohet një shumicë e thjeshtë, gjegjësisht të paktën 61 deputetë të pranishëm në sallë, nga të cilët së paku 40 do të votonin “për”.

Sipas procedurave, pas miratimit, ligji dërgohet për nënshkrim tek kryetari i shtetit, i cili ka afat shtatë ditë për ta nënshkruar dekretin. Nëse Ivanov e përdor të drejtën e vetos, ligji kthehet për ratifikim në procedurë kuvendore.


Nëse përsëri ligji kalon me procedurë në kuvend, ku nevojiten së paku 61 vota, Gjorge Ivanov është i detyruar që ta nënshkruaj ligjin.

Ratifikimi i marrëveshjes është kusht i Greqisë që t’i njoftojë BE dhe NATO se e heq bllokadën dhe se pajtohet me hapjen e bisedimeve me BE dhe ftesën për anëtarësim në NATO. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori