LAJMI I FUNDIT:

Minxhozi vizitoi familjen Abazi në Gjilan për t’i ofruar mbështetje

Minxhozi vizitoi familjen Abazi në Gjilan për t’i ofruar mbështetje

Abasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, bashkë  me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë vizituar sot familjen Abazi në Livoç, e cila humbi dy djemtë e saj në tërmetin që goditi Shqipërinë.

Ambasadori Minxhozi, në emër të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për familjen Abazi, derisa i ka konfirmuar vendimin e Qeverisë shqiptare për ndarjen e mjeteve financiare për këtë familje në vlerë prej 16 mijë euro.

Ndërkaq, kryetari Haziri tha se Komuna e Gjilanit po vazhdon koordinimin për mbledhjen e ndihmave për familjen Abazi, duke apeluar të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që mjetet financiare t’i derdhin në xhirollogarinë zyrtare ose drejtpërdrejtë në familje.


Kryetari i Gjilanit ka anuluar të gjitha aktivitetet festive dhe kulturore për nder të 28 nëntorit, ndërsa mjetet e parapara financiare në vlerë prej 4 mijë euro i dedikohen familjes Abazi, përderisa Qeveria e Kosovës ka ndar 20 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori