Marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë vlerësohet se kanë shërbyer në forcimin e marrëdhënieve e sidomos në fushën e ekonomisë.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minoxhzi, thotë se në vitin 2019 dy vendet kanë shkëmbyer rreth 300 milionë euro mallra.
Minxhozi e vlerësoi si hap përpara, por deklaroi ai se ende ekzistojnë pengesa burokratike dhe zvarritje të marrëveshjeve.
“Kemi pasur një lajm të gëzuar siç ka qenë probleme i internksionit të energjisë elektrike që është një arritje e përbashkët. Të dy vendet përfitojnë nga ky projekt i ri, i cili do të dërgoj përpara në këtë fushë të rëndësishme vitale të zhvillimit të ekonomisë, kryesisht të Kosovës. Këto marrëveshje kanë shërbyer për forcimin e marrëdhënieve sidomos në fushën e ekonomisë. Shqipëria dhe Kosova vitin e kaluar kanë shkëmbyer edhe 300 milionë euro mallra. Nga 160 sa ka qenë në vitin 2016, kemi një hap përpara”, thotë për EkonomiaOnline.
Ai shprehet ka ende pengesa burokratike dhe zvarritje ndërmjet dy shteteve.
“Ne nuk jemi të kënaqur mundësitë janë për me tepër, ende ka pengesa burokratike, ka zvarritje, nuk ka qartësi në problematika të ndryshme që ka të bëjë me shkëmbimet midis nesh, por nuk mund të themi se nuk ka pasur rezultatet. Ne synojmë për me tepër dhe duhet të këmbëngulemi me tepër”, u shpreh Minxhozi.
Ambasadori shqiptar ka folur edhe për bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë gjatë kohës së pandemisë, të cilin e vlerësoi të mirë e veçanërisht në importin dhe eksportin e mallrave.
Minxhozi shtoi se gjatë kësaj kohë kufiri ka qenë i hapur për disa biznese, nëpërmjet të cilave kanë arritur të shkëmbehen mallrat bazike.
“Të dy doganat kanë protokoll të rëndësishme bashkëpunimi, njëra me tjetrën dhe nuk ka pasur probleme. Tani në Shqipëri është koha e perimeve e cila ka shkuar normalisht por gjithashtu edhe nga Kosova ka pasur eksporte në drejtim të Shqipërisë sidomos me patate. Krahasuar me vitin e kaluar nuk mund të vejmë në peshore, sepse ka qenë situatë ndryshe, por gjithsesi mallrat bazike kanë arritur të shkëmbehen”, shtoi ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri