Gjatë qëndrimit në Vjenë dhe pjesëmarrjes në Konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Banka Botërore, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka dhënë një intervistë për “Wiener Zeitung”, redaktores Martyna Czarnowska.
Ministrja Hoxha, lidhur me Samitin e Sofjes, ka theksuar se Kosova merr pjesë në takim si një partner i barabartë, ashtu si edhe të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit, duke e vlerësuar edhe Strategjinë e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor si shumë të rëndësishme për Kosovën, ngase trajtohet si shtet i barabartë me vendet tjera të rajonit.
Ministrja ka folur edhe për marrëveshjet e Kosovës me Serbinë, Marrëveshjen që duhet bërë si instrument obligativ për të dy shtetet, sundimin e ligjit, Misionin e EULEX-it, si dhe liberalizimin e vizave.
Për liberalizimin e vizave, Ministrja Hoxha ka theksuar se “kemi pasur dy herë më shumë kritere për të plotësuar për liberalizimin e vizave se sa vendet tjera. Por, e kemi përmbushur atë dhe BE-ja duhet të njohë progresin në Kosovës. Unë shpresoj se do të ketë liri të lëvizjes për kosovarët deri në fund të vitit”.
Intervista e plotë e Ministres Hoxha, dhënë gazetës austriake, Wiener Zeitung:
“Wiener Zeitung”: Pavarësinë e vendit tuaj, të cilën nuk e njohin të gjitha anëtarët e BE, ka bërë që Spanja të kërcënoj me bojkot para Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Çfarë mund të presësh nga takimi në Sofje?
Dhurata Hoxha: Kosova merr pjesë në takim si një partner i barabartë, ashtu si edhe të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit. Kjo është shumë e rëndësishme për ne. Në Sofje presim që politikanët e BE-së të marrin hapa më konkretë në procesin e zgjerimit. Për Kosovën, e cila është shteti më i ri në kërkim të integrimit në BE, kjo duhet të jetë sa më e prekshme që është e mundur. Që Spanja tërheq një paralele midis Katalonisë dhe Kosovës është për të ardhur keq. Pavarësia e Kosovës është e ligjshme. Spanja kurrë nuk ka kryer krime të tilla si Serbia në Kosovë: kishte akte lufte, vrasje, dëbime masive, përdhunim. Spanja është një demokraci dhe nuk duhet të krahasohet me Serbinë.
“Wiener Zeitung”: Por në vendet e tjera të BE-së, dëshira për zgjerim të BE-së është e kufizuar. Megjithatë, aktualisht flitet për një hapje dritare me disa perspektiva në Evropën Juglindore. Sa gjatë do të jetë e hapur?
Dhurata Hoxha: Krahasuar me vitet e kaluara, është një mundësi e rrallë për procesin e zgjerimit. Në të njëjtën kohë, ne kuptojmë anëtarët e BE që nuk duan të importojnë probleme në Bashkim, me vende që nuk i plotësojnë kriteret për pranim. Çdo aplikant ende ka shumë punë për të bërë. Por, dera duhet të qëndrojë e hapur – për çdo vend të vetëm dhe për të gjithë rajonin. Kjo do të ndikonte në stabilitet, nëse të gjitha shtetet do të bashkoheshin së bashku.
“Wiener Zeitung”: Kjo mund të mos i pëlqej disa vendeve që janë më të avancuara se Kosova
Dhurata Hoxha: Sipas mendimit tim, kjo kontribuon në stabilitet. Por, në fund të fundit, strategjia e zgjerimit e paraqitur nga Komisioni Evropian në shkurt e vë Kosovën në një nivel me kandidatët e tjerë. Për herë të parë, është përcaktuar gjithashtu që Serbia dhe Kosova duhet të lidhin një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Kjo duhet të sjellë një zgjidhje afatgjatë: për ne, kjo do të thotë njohjen e pavarësisë sonë dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.
“Wiener Zeitung”: Prishtina dhe Beogradi që disa vite janë angazhuar në dialog për të normalizuar marrëdhëniet e tyre. Por gjithnjë ka bllokada. Ku janë historitë e suksesit?
Dhurata Hoxha: Kosova ka zbatuar deri tani marrëveshjet. Një arritje e madhe është përfshirja e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë të Kosovës në veri të vendit (ku ka pasur struktura paralele të financuara nga Serbia). Këta punojnë brenda kornizave të ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës.
“Wiener Zeitung”: Në këtë kontekst, a do të thotë se misioni i sundimit të ligjit, EULEX tani po tërhiqet nga Kosova?
Dhurata Hoxha: Kemi pasur shumë mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë në ndërtimin e shtetit. Mandati i EULEX-it ka ndryshuar që nga viti 2016, kur rastet e trajtuara nga misioni u dorëzuan autoriteteve të Kosovës. Për ne, kjo ishte një shenjë se institucionet tona janë pjekur dhe po zhvillohen. Ne duhet t’u besojmë tani. Por ne do të vazhdojmë të punojmë me ekspertët e BE-së. Ne tashmë po hartojmë ligje sipas standardeve të BE-së. Kjo jo vetëm që ndikon në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit, por edhe në iniciativa ekonomike dhe edukative. Ne kemi nevojë për këto reforma që të bëhemi pjesë e familjes së BE, sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Wiener Zeitung”: Kosovarët kanë nevojë për vizë për të vizituar familjet e tyre. A nuk është kjo e dhimbshme?
Dhurata Hoxha: Po. Për më tepër, kemi pasur dy herë më shumë kritere për të plotësuar për liberalizimin e vizave se sa vendet e tjera. Por e kemi përmbushur atë dhe BE-ja duhet të njohë progresin në Kosovës. Unë shpresoj se do të ketë liri të lëvizjes për kosovarët deri në fund të vitit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri