LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Hoxha në Poloni: Kosova është faktor stabiliteti në rajon

Ministrja Hoxha në Poloni: Kosova është faktor stabiliteti në rajon

Në prani të stafit akademik dhe studentëve ndërkombëtar të Kolegjit të parë në botë për çështje të Evropës, College of Europe në Natolin, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mbajti ligjëratë për demokratizimin dhe ri-bashkimin e Evropës.

“Ne të gjithë e kujtojmë sa e vështirë ishte e kaluara, por ne gjithashtu e dimë se sa sfiduese mund të jetë e ardhmja”, ceku Ministrja Hoxha.

“Kosova po ecën në konsolidimin e mëtejshëm të shtetësisë së saj”, vuri në dukje Hoxha, me perspektivë të plotë të BE-së si çdo vend tjetër në rajon.


“Rajoni i Ballkanit po ndërton vizion të ri të së ardhmes, nëpërmjet krijimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore që hap rrugën e integrimit në familjen evropiane. Rruga drejt integrimit, kërkon përpjekjet më të forta nga ana jonë për të përshpejtuar ritmin e reformave të brendshme”, potencoi ajo, sidomos në zbatimin e MSA-së duke vënë në pah se Kosova ka përmbushur pritshmërinë për zbatimin e MSA-së për vitin 2018.

“Republika e Kosovës është i vetmi vend në Evropë me regjimin e vizave që nuk i lejon qytetarët e Kosovës të hyjnë në Zonën Shengen. Tani është në duart e Këshillit të Ministrave të vendosë për liberalizimin e vizave. Ne kemi demonstruar se jemi shembull i bashkëpunimit rajonal”, ceku Ministrja Hoxha, jemi promotor i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe faktor i paqes dhe stabilitetit.

Pas fjalimit, Ministres Hoxha iu parashtruan edhe pyetje nga studentët të cilët u interesuan për bashkëpunimin rajonal si dhe rreth sfidave të procesit integrues. Kolegji u themelua në vitin 1949 nga figurat e mëdha evropiane si Salvador De Madariaga, Winston Churchill, Paul Henri Spaak dhe Alcide De Gasperi pas Kongresit të parë të Lëvizjes Evropiane në Hagë më 1948.

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori