LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Haradinaj-Stublla merr përkrahjen e homologut çek për procesin e liberalizimit të vizave 

Ministrja Haradinaj-Stublla merr përkrahjen e homologut çek për procesin e liberalizimit të vizave 

Kosova dhe Republika Çeke kanë arritur të ndërtojnë marrëdhënie të mira bilaterale dhe se avancimi i këtij partneriteti gjithëpërfshirës është në interes dypalësh, tha të martën ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla.

Në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Tomas Petricek, kryediplomatja Haradinaj Stublla tha se është mirënjohëse për mbështetjen e Çekisë për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe përkrahjen e parezervë në procesin e integrimit Euro-Atlantik.

“Ministri më konfirmoi mbështetjen strategjike të Çekisë në përmbylljen e suksesshme të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha Haradinaj–Stublla, duke shtuar se në këtë bisedë telefonike është biseduar edhe për dialogun Kosovë–Serbi.


“Rikonfirmova qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që finalja e dialogut Kosovë – Serbi konsiston me njohje reciproke në kufijtë e 17 shkurtit”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori