LAJMI I FUNDIT:

Hajdari: Kosova nuk mund ta kontrollojë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore

Hajdari: Kosova nuk mund ta kontrollojë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë ka ndodhur për shkak të rritjes së inflacionit dhe importit.

Hajdari duke diskutuar në “Fol Hapur”, ka thënë se Kosova nuk mund t’i kontrolloj çmimet.

“Departamenti i Tregut ka sjellë konkludimet se këto rritje të çmimeve janë për arsye të rritjes së inflacionit nga kriza botërore e pandemisë COVID-19 dhe siç e dini në Kosovë janë 90 për qind të mallrave import, ku kryesisht është konsumi familjar dhe këto janë situatat që i kemi si vend importues”, tha Hajdari, shkruar Telegrafi.


Sipas saj, Kosova është 90 për qind importuese dhe se nuk mund të ketë kontroll.

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, Kosova e dyta në rajon
Lexo po ashtu Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, Kosova e dyta në rajon

“Ne nuk mund t’i kontrollojmë çmimet kur jemi 90 për qind importues të mallrave. Çfarë mund të bëjmë është me Task Forcën për mbrojtjen e tregut, ne mund ta mbrojmë konkurrencën e shtetit tonë që mos të lejohet që kartelet e ndryshme të mos lejohet rritja e çmimeve”, shton ajo.

Hajdari në këtë diskutim ka thënë se leximi i dytë i Projektligjit për Tregtinë me Jashtë do të ndihmojë vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Megjithatë ajo tha se do të bëhet një analizë e mirëfilltë para çdo veprimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori