U.D. Ministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku gjatë vizitës së saj tek ekipet mobile të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, foli për mundësinë lehtësimit të masave antiCOVID.
E pyetur nëse do të hiqet ora policore, ose do të lehtësohet ndonjëra nga masat që janë në fuqi, ajo tha se janë duke e shqyrtuar mundësinë për ndryshim në masa.
Ministrja bëri të ditur se të gjitha mostrat të cilat janë dërguar për analizë jashtë vendit, kanë rezultuar me 100 për qind dominim të variantit Delta.
“Edhe pse jemi në situatë stabile, megjithatë prania e variantit delta që është e konfirmuar në të gjitha mostrat që janë dërguar për sekuencionim gjenetik, mbetet 100 për qind dominim varianti Delta. Për të parandaluar dhe mbajtur nën kontroll përhapjen e COVID-19, rritja e shkallës së vaksinimit komnbinuar me masa parandaluerse, janë i vetmi sukses që mund të arrijmë”, tha ministrja.
Ajo tha se do të informojnë për secilën masë të re, teksa theksoi se kjo bëhet si çdo herë pas diskutimit me ekspertë shëndetësor.
“Sigurisht masat janë duke u shqyrtuar, do të informoheni, do të propozojmë të gjitha masat në Qeverinë e Kosovës, pas diskutimit me ekspertët shëndetësor, dhe të gjithë hisedarët”, tha Gexha-Bunjaku.
Ministrja tha se, “Cilido variant i virusit, sa më shumë përhapet e ka aftësinë të shkaktojë mutacione, apo variante të reja, secili variant i ri është më ngjitës se ato paraprake. Delta plus është identifikuar në Angli dhe disa vendet e reja, por masat mbeten të njëjta që duhet të respektohen”.
Gexha-Bunjaku tha se edhe gjatë fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mbesin të njëjta sa i përket grumbullimit të qytetarëve.
“Sigurisht masat e përgjithshme janë të njëjta në mbarë botën. Por, secili vend e ka të drejtën të shqyrtojë dhe përshtat ato brenda situatës në vend, ne jemi në fushatë zgjedhore, kemi qenë tash prapë në 21 komuna thuajse do të kemi prapë fushatë zgjedhore, do të vazhdojnë masat e njëjta për grumbullimet”, tha Gexha-Bunjaku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Administratës: Në MMJPH është kryer inspektim i rregullt, nuk janë marrë kompetencat siç thonë nga BDI

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mickoski nga Uashingtoni: Maqedonia është aleate e besueshme e SHBA-së, Evropa duhet të jetë parimore në vend se me dy standarde

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit