LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e Jashtme gjermane e sheh të pakuptimtë fotografimin e Erdoganit me Putinin

Ministrja e Jashtme gjermane e sheh të pakuptimtë fotografimin e Erdoganit me Putinin

Gjermania nuk e ka parë me sy të mirë takimin e presidentit turk me homologun turk.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se është sfidë prania e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në një fotografim të përbashkët me presidentët e Rusisë dhe Iranit, Vladimir Putin dhe Ebrahim Raisi.

“Fakti që presidenti i Turqisë ishte në atë foto është një sfidë, për ta thënë me mirësjellje”, tha Baerbock në një intervistë për Bild.


Sipas saj, Turqia, si anëtare e NATO-s, është e rëndësishme në kontekstin e konfliktit në Ukrainë, raporton zdf.

“Prandaj ajo foto është e pakuptueshme për mua, nëse kemi parasysh se është anëtare e NATO-s”, shtoi ajo.

Konstelacioni në imazh tregon gjithashtu se sa e rëndësishme është “që ne të qëndrojmë së bashku me partnerë vlerësues”, të cilët “jo vetëm që besojnë në rregullat ndërkombëtare, por edhe i mbrojnë ato”, shtoi Baerbock.

“Sepse ka lojtarë të tjerë që nuk mbrojnë vlerat tona dhe kur dyshohet, ata gjithashtu bashkojnë forcat”, përfundoi diplomatja gjermane.

Ndryshe, Putin dhe Erdogan janë takuar në Teheran për të biseduar rreth gjetjes së një zgjidhje për grurin ukrainas, ku u arrit një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

NYT: I trimëruar nga presidenti Trump, Vuçiqi po i godet grupet e aktivistëve

Serbia
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Stafi i USAID-it merr një email tjetër - urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

Amerika
Kalo në kategori