LAJMI I FUNDIT:

Ministrja e jashtme e quan të dëmshme “Open Ballkan” dhe Asociacionin

Ministrja e jashtme e quan të dëmshme “Open Ballkan” dhe Asociacionin

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e ka quajtur të dëmshme iniciativën për “Open Ballkan” dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Vendimet në të kaluarën janë marrë me një lehtësi të jashtëzakonshme. “Open Ballkan” e Asociacioni janë dy tema që i kemi analizuar dhe janë të dëmshme. Po themi janë të dëmshme dhe të punojnë që t’ua shpjegojmë atyre që ia duan të mirën se janë të dëmshme”, u shpreh Gërvalla.

Ajo më tej shtoi se themelimi i Asociacionit krijon një Bosnje të dytë në Kosovë.


“Asociacioni e krijon një Bosnje të dytë në Kosovë. Nuk duam të paralizohemi si Bosnja. Nuk e kemi luksin t’i zbatojmë marrëveshjet që janë të dëmshme”, ka thënë ajo para deputetëve gjatë raportimit në Komisionin për Integrimeve Evropiane.

Gërvalla përsëriti se Vettingu në drejtësi është i rëndësishëm për Kosovën. /Telegrafi/