Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar sot Komunën e Pejës me ç’rast ka inspektuar investimet kapitale që po bën MKRS-ja në këtë komunë, projekte që janë në zhvillim e sipër të cilat kapin vlerën totale financiare në mbi 11 milion euro.
Konkretisht bëhet fjalë për investimet e MKRS-së në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në qytetin e Pejës, në ndërtimin e palestrës së sporteve në Zahaq dhe tjetrën në Loxhë.
Po ashtu, ministrja Dumoshi vizitoni edhe Komunën e Pejës, ku zhvilloi takim me kryetarin e kësaj komune Gazmend Muhaxheri.
Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit në shumë projekte mes MKRS-së dhe komunës së Pejës, të cilat janë në interesin e përbashkët e që ministria mbulon ato fusha si kultura, rinia, sporti e trashëgimia.
Ministrja Dumoshi deklaroi se MKRS-ja do t’i qëndrojnë afër komunës së Pejës si dhe komunave tjera të Kosovës në bazë të kapaciteteve buxhetore që ka, duke u munduar t’i plotësojnë kërkesat dhe prioritetet e qytetarëve.
“Ne si MKRS kemi investuar në shumë projekte sidomos në fushën e sportit ku edhe sot ishim në disa prej tyre për t’i parë. Jemi të interesuar të zhvillojmë edhe turizmin kulturor, ku Peja i ka të gjitha kushtet për ta zhvilluar këtë lloj turizmi. Në pjesën e trashëgimisë kemi shumë projekte duke u zhvilluar dhe do të jemi afër komunës së Pejës”, tha ndër të tjera ministrja Dumoshi.
Ndërsa kryetari Muhaxheri e falënderoi ministren Dumoshi për vizitën dhe gatishmërinë për ta ndihmuar Komunën e Pejës. Ai tha se e ka informuar ministren për prioritetet dhe nevojat e qytetarëve të Komunës së Pejës, dhe u shpreh se ka marrë zotimin e ministres se me rishikimin e buxhetit përkrahja për qytetarët e Pejës do të jetë edhe më e madhe.
Stadiumi ” Shahin Haxhiislami” sipas kushteve të UEFA-së
Ministrja Vlora Dumoshi bashkë me kryetarin Gazmend Muhaxheri ka përcjellë për së afërmi punimet që po bëhen në stadiumin e qytetit “Shahin Haxhiislami”, ku ministria për këtë stadium investon rreth 9 milion euro.
Ministrja Dumoshi paralajmëroi se stadiumi i qytetit të Pejës do t’i plotësojë kushtet e kategorisë së katër të UEFA-së. “Ky stadium do ta ketë kategorinë e katërt, e cila do t’i plotësoj kushtet që në Pejë mundet të zhvillohet edhe ndonjë ndeshje ndërkombëtare, ky stadium është stadium me fushën më të madhe në Kosovë “, tha ministrja.
Në tërësi projekti i rinovimit të stadiumit “Shahin Haxhiislami” në Pejë do të kushtojë 9 milion euro.
Palestra në Zahaq e Loxhë pritet të përfundojnë së shpejti
Gjatë vizitës së sotme, ministrja Dumoshi e shoqëruar nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, qëndruan edhe në Zahaq e Loxhë, për të parë realizimin e projekteve, në të cilat po investon MKRS-ja. Bëhet fjalë për palestrat sportive në këto dy fshatra, në të cilat për këtë projekt ministria ka planifikuar 1 milion e 500 mijë për palestrën në Zahaq, respektivisht 400 mijë për atë në Loxhë.
“Banorët e regjionit të Pejës i kanë merituar këto objekte sportive, pasi që ka pasur një mungesë të theksuar të hapësirave sportive që sportdashësit të kryejnë aktivitetet e tyre të nevojshme. Presim që projektet të përfundojnë dhe mos të ketë zvarritje të punimeve që ato të kryhen sa më shpejtë”, ka vlerësuar ministrja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës