LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Bajrami u bën thirrjeve deputetëve ta votojnë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Ministrja Bajrami u bën thirrjeve deputetëve ta votojnë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë në parim Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Bajrami në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se ky Projektligj nuk e ka qëllim vetëm tërheqjen e 10 përqindëshit të trustit.

“Ka në vete disa nene që e bëjnë të mundshme implementimin e programit qeverisës për rimëkëmbje ekonomike”, tha ajo.


Sipas saj, njëra është hapja e 10 dritareve të reja në kuadër të fondit kosovar për garanci kreditore deri në shumën 100 milionë.

Bajrami tha se me këtë projektligj jep mundësinë që edhe fermat e vogla që nuk janë fare të regjistruara si biznese, të marrin kredi nën ombrellën e fondit.

“Projektligji mundëson që 100 milionë euro nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit të mund të shfrytëzohen për transfere dhe subvencione për t’iu ndihmuar ndërmarrjeve në sektorin privat. /Telegrafi/