LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Bajrami mori pjesë në përurimin e objektit të ri të çerdhes “Yllkat” në Prishtinë

Ministrja Bajrami mori pjesë në përurimin e objektit të ri të çerdhes “Yllkat” në Prishtinë

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, ka marrë pjesë sot në përurimin e objektit të ri të çerdhes “Yllkat” në Prishtinë, ku ka shprehur kënaqësinë e saj që në ditën e parë të mandatit të Ministres në këtë dikaster, e fillon në mesin e fëmijëve të kësaj moshe.

“Fëmijët janë pjesa më e rëndësishme e shoqërisë sonë dhe për ta duhet të punojmë ditë e natë, jo vetëm ne që jemi të kyçur në arsim, por të gjitha dikasteret, në mënyrë që të përmirësojmë kualitetin e jetës së tyre”, tha ministrja Bajrami.

Ministrja e Arsimit përmendi analizat e ekspertëve që tregojnë se dy vite të edukimit parashkollor ndikojnë në ngritje prej 40% të rezultateve në arsimin fillor dhe të mesëm. Prandaj, ajo theksoi se, prioritet i kësaj Qeverie është ngritja e kapaciteteve të tilla jo vetëm në Prishtinë, por në të gjitha komunat e Kosovës, në mënyrë që të ketë përfshirje sa më të madhe të fëmijëve në këtë nivel, i cili do të japë rezultate të mira në arsimimin e mëtutjeshëm. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori