Ministria e Shëndetësisë: Vaksinat e para të AstraZeneca do të arrijnë në muajin mars

Ministria e Shëndetësisë informon se KOVAKS sistemi përmes një shkrese i kumtoi detajet për dërgesën e parë dhe llojin e vaksinës e cila do të arrijë në vendin tonë. Siç qëndron në kumtesë bëhet fjalë për vaksinën AstraZeneka, nga e cila sasia e parë për Maqedoninë e Veriut është planifikuar të arrijë në muajin mars. Nga KOVAKS informojnë se për Maqedoninë e Veriut janë paraparë mes 103.200 dhe 175.200 doza nga kjo vaksinë, nga të cilat rreth 35 për qind duhet të arrijnë në tremujorin e parë, ndërsa të tjerat në tremujorin e dytë të vitit.
Në mënyrë shtesë, theksohet në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë, nga KOVAKS informojnë se në valën e parë të dorëzimit të vaksinës Fajzer BNT162b2 janë përfshirë vetëm 18 pjesëmarrës, ndërsa nuk janë të përfshirë vendet të cilat kanë filluar programet e tyre të vaksinimit kundër Kovid-19. Nga mekanizmi i KOVAKS deklarojnë se në fazat e ardhshme të shpërndarjes së dozave të vaksinës Fajzer mund të përfshihen edhe pjesëmarrës të tjerë në mekanizëm.
“Ministria e Shëndetësisë thekson se sistemi është plotësisht i gatshëm për të marrë sasitë e vaksinave përmes mekanizmit KOVAKS, por në të njëjtën kohë siguron vaksina nga prodhues të tjerë dhe përmes mekanizmave të tjerë, të cilët Republika e Maqedonisë Veriore duhet të marrë. Për atë qëllim, dje në Parlament u votuan ndryshimet në Ligjin për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore që i referohen regjistrimit të vaksinave kundër Kovid-19 në vend”, theksohet në kumtesë.
Lidhur me vaksinimin, theksohet se Republika e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar mbështetje të sigurt dhe të besueshme logjistike për pritjen, ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinave në pikat e vaksinimit ku do të kryhet vaksinimi. Për vaksinat që kërkojnë mirëmbajtjen e një zinxhiri standard të ftohtë nga 2 ° C në 8 ° C, përdoret sistemi ekzistues i logjistikës. Për vaksinat që kanë një regjim të veçantë të temperaturës së pritjes, ruajtjes dhe transportit në një temperaturë më të ulët se -70 ° C ose -20 ° C, rrjeti ekzistues është azhurnuar duke siguruar frigoriferë të përshtatshëm.
Nga Ministria e Shëndetësisë potencojnë se sistemi për vaksinim është i përgatitur plotësisht. Sipas Planit Kombëtar të konfirmuar për imunizimin e popullsisë, vaksinimi kundër KOVID-19 do të zbatohet në tre faza. Në fazën e parë, është planifikuar të vaksinohen profesionistë shëndetësorë të cilët janë në vijën e parë të përgjigjes në mjediset e spitalit me një rrezik të lartë dhe shumë të lartë të marrjes dhe transmetimit të infeksionit. Në këtë fazë, është planifikuar të vaksinohen grupet e mëposhtme prioritare: të rriturit e moshuar me rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes, komplikime dhe rezultat fatal, të përcaktuara nga rreziku bazuar në moshë, persona më të vjetër se 70 vjeç.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës