LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë: Rastet me COVID-19 po shtohen, vaksinohuni!

Ministria e Shëndetësisë: Rastet me COVID-19 po shtohen, vaksinohuni!

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen kundër coronavirusit, pasi në vendin tonë ka rritje të rasteve të personave të prekur me virus.

Në apelin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se rritja progresive e rasteve me COVID-19 dhe prania e theksuar e variantit Omicron vë në pah rëndësinë e madhe që ka vaksinimi si mënyra më e thjeshtë për parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes.

“Vaksinohuni plotësisht, duke marrë edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19. Ju mund të vaksinoheni në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën qendër edhe me vaksinën kundër Gripit sezonal”, thuhet në apelin e Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell Telegrafi.


Më tej MSh thotë se është “një rrugë e dy mundësi: Vaksinë kundër COVID-19 dhe vaksinë kundër Gripit sezonal!”

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se të premten, më 14 janar, janë regjistruar 585 raste të reja me coronavirus, pas testimit të 6.589 mostrave.

Shkalla e pozitivitetit nga mostrat e marra është 8.87 për qind. Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar viktima.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe se 57 persona janë shëruar derisa 3,339 persona janë ende aktivë në coronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet kosovare kanë regjistruar mbi 163.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2,994 persona kanë vdekur.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër coronavirusit në mars të vitit të kaluar.

Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës.

Qytetarët në Kosovë mund të marrin vaksina të kompanive: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Doza përforcuese e vaksinës mund të merret pas tre muajve të marrjes së dozës së dytë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori