Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kritikuar autoritetet në Serbi, duke thënë se po vazhdojnë të fshehin krimet monstruoze të kryera në Kosovë.
MPJD thotë se autoritetet në Serbi nuk po tregojnë vendndodhjen e mbetjeve mortore të qytetarëve të pafajshëm, të vrarë nga forcat paramilitare serbe, trupat e të cilëve janë fshehur qëllimisht në varrezat masive nëpër Serbi.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thekson se gjykatat dhe prokuroria në Serbi kanë qenë në dijeni për mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës në vendin e quajtur Kizhevak, afër Rashkës, por nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të zbardhur këtë krim, transmeton Telegrafi.
“Gjykatat dhe prokuroria e ashtuquajtur e krimeve të luftës në Serbi me dekada kanë qenë në dijeni për mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës në vendin e quajtur Kizhevak, afër Rashkës, por nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të zbardhur këtë krim dhe për të urdhëruar paraburgimin e atyre që janë përgjegjës për kryerjen e këtyre krimeve gjenocidale.
Kjo dëshmon se krimet e kryera nga aparati shtetëror e kriminal i Millosheviqit, bashkëpunëtorët e ngushtë dhe besnikët e të cilit sot janë në krye të shtetit serb, Vuçiç e Daçiq, qëllimisht po mbajnë të hapur një nga plagët më të rënda të Kosovës së pasluftës, çështjen e të pagjeturve”, thuhet në reagimin e MPJD-së.
Tutje në reagim thuhet se, nuk mund të ketë dialog e as marrëveshje përfundimtare me një shtet i cili vazhdon të mos kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë dhe që vazhdon të fsheh gjurmët e gjenocidit
“Kjo shpërfaqë edhe fytyrën e vërtetë të udhëheqësve të Serbisë, të cilët kurrsesi nuk po distancohen nga e kaluara e tyre kriminale. Nuk mund të ketë as dialog e as marrëveshje përfundimtare me një shtet i cili vazhdon të mos kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë dhe që vazhdon të fsheh gjurmët e gjenocidit. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta shoh Rashkën dhe varrezat tjera masive në Serbi dhe të mos heshtë përballë fakteve që dëshmojnë përgjegjësinë e Serbisë para drejtësisë ndërkombëtare për secilin krim, masakër dhe gjenocidin e kryer në Kosovë”, vijon reagimi.
Tutje në njoftim thuhet se “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përgëzon, Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe drejtorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, që po punojnë me shumë përkushtim për zbulimin dhe identifikimin e trupave të të pagjeturve të fshehur në këtë varrezë masive në Serbi”.
“Ia kemi borxh Kosovës, nënës Ferdonije në Gjakovë dhe të gjitha nënave dhe familjarëve të të pagjeturave që të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë dhe të mos lëmë gur pa lëvizur deri në ndriçimin e plotë të fatit të të dashurve të tyre. Me mendje e zemër jemi pranë familjarëve në këtë periudhë të vështirë, për të cilët këto ditë po rëndohet dhimbja, dhe po thellohet plaga e luftës, 21 vjet pas përfundimit të saj.
Vazhdimi i politikës së pandëshkueshmërisë së Serbisë, vazhdon të jetë njollë në drejtësinë ndërkombëtare”, thuhet në reagim.
Ndryshe, ditën e hënë në një pjesë malore mes Rashkës dhe Kizhevakut të Serbisë, janë gjetur mbetje mortore, të cilat besohen të jenë të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu ka konfirmuar për Telegrafin se tashmë ekipi kosovar është kthyer nga Serbia, dhe se janë në pritje të një vendimi të gjykatës në Serbi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës